LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kosova ka nevojë për reforma zgjedhore, propozon zvogëlimin e numrit të deputetëve në Kuvend

Thaçi: Kosova ka nevojë për reforma zgjedhore, propozon zvogëlimin e numrit të deputetëve në Kuvend

Ka nisur takimi i thirrur nga presidenti Hashim Thaçi me përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij presidenti Thaçi theksoi se Kosova ka nevojë që të ketë reforma në sistemin zgjedhor.

“Duke marrë parasysh se Kosova është shtet i ri në ndërtim dhe konsolidim, reformat zgjedhore janë edhe më komplekse. Në Kosovë ka nevojë për një debat të hapur për të diskutuar për zgjedhjet, sistemin zgjedhor dhe procesin e votimit. Kosova ka nevojë për reforma në sistemin zgjedhor për të krijuar një proces të drejt dhe për tu bërë duhet edhe ndryshimet ligjore”, ka thënë Thaçi,  transmeton Telegrafi.

Presidenti ka folur edhe mundësinë e ndryshimit të zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Ai ka thënë se ekzistojnë dy mundësi, e para që Presidenti i Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli, dhe mundësia e dytë është që Presidenti të zgjidhet nga Kuvendi por me ndryshime në procesin e votimit, ku prezent duhet të jenë 50+1 dhe shtim të kompetencave të Presidentit.

Thaçi ka folur edhe për ndryshimet në procesin e votimit duke theksuar se duhet të ketë zvogëlim të numrit të kandidatëve në listat e votimit.

Presidenti Thaçi ka theksuar se nëse pajtohen deputetët atëherë është mirë që të zvogëlohet numri i deputetëve në Kuvend nga 120 sa është tani në 100 apo edhe më pak, si dhe të shtohen edhe dy deputetë nga komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Më saktësisht, Thaçi ka propozuar ndarjen e nga një ulëse edhe për komunitetin malazez dhe kroat, të cilët nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Krejt në fund Thaçi ka shtuar se duhet të bëhet edhe spastrimi i listave të votuesve. /Telegrafi/

1

2

th1

th2

th3

th4

th5

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Shëndetësi
Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Kalo në kategori