LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Institucionet e sigurisë të parandalojnë incidentet nëpër manifestimet e të gjitha komuniteteve

Thaçi: Institucionet e sigurisë të parandalojnë incidentet nëpër manifestimet e të gjitha komuniteteve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se Kosova ka shënuar progres të dukshëm në ndërtimin e raporteve të mira ndëretnike në mes të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se bashkëjetesa dhe toleranca kanë qenë, janë dhe do të mbesin virtyte të shoqërisë sonë, por sipas tij, janë shqetësuese edhe ato pak incidente ndëretnike që janë shënuar në ditët e fundit.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:


“Kosova ka shënuar progres të dukshëm në ndërtimin e raporteve të mira ndëretnike në mes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë. Bashkëjetesa dhe toleranca kanë qenë, janë dhe do të mbesin virtyte të shoqërisë sonë. Por, janë shqetësuese edhe ato pak incidente ndëretnike që janë shënuar në ditët e fundit. Këtyre sjelljeve duhet t’ua ndalim rrugën menjëherë dhe të mos lejojmë që të bëhen të pranueshme në shoqërinë tonë. Në muajin qershor, të gjitha komunitetet e Kosovës kremtojnë ditë dhe data të shënuara. Këto duhet të respektohen nga të gjithë dhe të dënohet çdo cenim apo përpjekje për të penguar shënimin e tyre. Nga institucionet e rendit dhe sigurisë, kërkoj që të kenë kujdes të shtuar në marrjen e të gjitha masave për parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm gjatë këtyre manifestimeve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori