Ish-kryeministri dhe deputeti i PD-së në Parlamentin e Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se ka ndihmuar në stërvitjen e dhjetëra e qindra luftëtarë të UÇK-së mes të cilëve ishte edhe Adem Jashari.
“Së pari është UÇK. Në vitin 1992, kur unë jam bërë president i këtij vendi, në Shqipëri janë stërvitur me dhjetëra e qindra luftëtarë të UÇK, që të gjithë nën kujdesin dhe ombrellën e Qeverisë së Kosovës, presidentit Ibrahim Rugova dhe kryeministrit Bujar Bukoshi, që kishin ministër Mbrojtje, shef shërbimesh të fshehta. Midis të tjerëve, nga ata që kam takuar, është i dokumentuar, edhe komandanti Adem Jashari, në atë kohë ai nuk ishte një legjendë siç është sot”, ka thënë Berisha në intervistën dhënë RTV Dukagjinit.
Ish-presidenti i Shqipërisë, ka thënë se vetëm Zahir Pajaziti ishte arrestuar, sepse nuk kishte njoftuar autoritetet për marrjen e armëve, por është liruar shumë shpejt, pas bisedave me Qeverinë e Kosovës.
“Pra ata janë armatosur, stërvitur në Shqipëri, gjë e cila përbente një problem. Së dyti, gjatë gjithë atyre viteve, të gjithë ata që kanë dashur të kryejnë veprime kundër serbëve në Kosovë janë ndihmuar, janë përcjellë gjer në kufi. Një rast i vetëm ka qenë rasti i Zahir Pajazitit, i cili pa njoftuar askënd kishte marrë një thes me armë dhe e kapin rojet e kufirit në Has, e ndalojnë, e arrestojnë dhe sa merret vesh pyetet Qeveria e Kosovës dhe autoritetet thonë që të lirohet dhe u lirua. Asnjë proces gjyqësor nuk ekziston ndaj asnjë luftëtari të UÇK në territorin e Shqipërisë”,tha Berisha, përcjell Telegrafi.
I pyetur nëse ishte arrestuar Adem Jashari, Berisha shprehet se është një trillim.
“Absolutisht jo kurrë, kurrë ndonjëherë. Është e tëra trillim i atyre që janë arrestuar për motive të tjera”.
Berisha duke u përgjigjur në pyetjen nëse ishte arrestuar Hashim Thaçi, ai tha se askush nga Kosova nuk është arrestuar për veprimtari çlirimtare.
“Nuk kam parasysh këtë. Shiko, për një gjë të siguroj, asnjë shqiptar i Kosovës në këtë vend nuk është arrestuar dhe nuk mund të arrestohet për veprimtari të UÇK, për veprimtari çlirimtare të Kosovës, kjo kurrën e kurrës. Për të tjera, n.q.s. ti shkon në diskotekë ta zëmë, nuk është rasti por po e marr si shembull, dhe bënë grushte e tjera tjera, aty rendi është rend, por për veprimtari politike asnjë kurrë”.
Deputeti i PD-së nuk e ka mohuar takimin me Bullatoviqin në vitin 1993, por ka thënë se ata nuk kanë kërkuar lehtësira për embargon e naftës.
“Jo, nuk ka kërkuar. Jo ata nuk kanë kërkuar absolutisht, domethënë ata erdhën të trembur. Të them të vërtetën tashti, erdhën më shumë për një fqinjësi të mirë, por tashti mos të hy në atë se i kam prit si zot shpie. Por ata, jo, ata nuk kërkuan naftë”, tha Berisha, duke shtuar se dëshmitar i gjallë është Milo [Gjukanoviq].
“Jo nuk kërkuan naftë… absolutisht, asnjëherë. Është Milo gjallë tani, se s’di ku është Bullatoviqi. Nuk kanë kërkuar, kanë ardhur me Milon, kanë qenë te dy bashkë, por s’kanë kërkuar naftë.. dhe nuk kanë kërkuar. Kemi kapur një tanker që e fusnin në liqenin e Shkodrës, ia kemi shkatërruar kontrabandisteve dhe kjo është e gjithë legjenda. Ato janë në OKB, në qoftë se Shqipëria shkelte embargon, në mënyrë të vullnetshme, Shqipëria vendosej nën sanksione, por Shqipëria ka luftuar me efiçencë kundër kontrabandës dhe respektimin e embargos, kontrabandën zero nuk e ka asnjë vend i botës”.
Takimin me Arkanin dhe ardhjen e tij në Shqipëri, Berisha i konsideroi shpifje të kuzhinës së shërbimeve të fshehta serbo- shqiptare.
“S’kam zhvilluar kurrë takim me asnjë serb, asnjëherë, përveç takimeve ndërkombëtare. Kjo është e vërteta”.
“Ky është vetëm një trillim i kuzhinës së shërbimeve të fshehta serbo- shqiptare që bashkëpunojnë bashkë. Arkani të strehohej! Po pse të strehohej Arkani? Arkani vriste e priste në Kosovë, pse, si do strehohej Arkani?”
Sa i përket komentit të Thaçit për “strehimin e Arkanit”, Berisha u shpreh se “duhet të jesh shumë naiv dhe të mendosh se ai mund të kërkonte shpëtim në Shqipëri”.
“ Tani zotëri, do flas e do e mbyll unë këtë punë por kurrën e kurrës. Kurrë ndonjëherë. E kam dëgjuar për herë të parë këtë shpifje, mund të ketë 5-6 vjet, që i është thënë kjo gjë dikujt, dhe unë kam ngelë.., kurrë s’mund të vinte. Ai ishte njeriu më gjakësor në Kosovë, dhe si, kush mund të… Duhet të jesh shumë naiv dhe të mendosh se ai mund të kërkonte shpëtim në Shqipëri ose strehë në Shqipëri”.
Në këtë intervistë për RTV Dukagjinin, Berisha thotë se nuk ka asgjë personale me Thaçin, madje nuk i jep atij këshilla pa i kërkuar.
“Së pari Sali Berisha nuk i ka dhënë këshilla kujt, se këshilla u jap atyre që kërkojnë, kush më kërkon këshillë i jap mendimin. Sali Berisha ka bërë denoncime. Ato çka unë kam publikuar ato janë denoncime. Këshillat janë për zotin Mustafa, që erdhi në takim dhe unë diskutova me shumë preokupim për gjendjen e shqiptarëve në Luginë. Diskutuam. I thashë se në shtator do marr nismën që të kemi një zë në buxhetin e Shqipërisë për Luginën. Uroj që edhe Kosova ta merr një të tillë, se u takuan dy qeveritë dhe dhanë nga 50 mijë euro. U këputën, dhanë 50 mijë euro për Preshevën, që ishte qesharake.. Dhe pjesët e tjera natyrisht janë që të gjitha denoncime dhe nuk kanë lidhje fare me këshilla”, thotë Berisha, ndërsa akuzat tjera i quan mbetje te kuzhinës së Beogradit.
“Së dyti, për sa i përket të gjithë këtyre të tjerave, nuk ka mjerim më të madh se të përpiqesh të pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit, kjo është e vetmja përgjigje që kam”, deklaroi më tej ish kryeministri Berisha./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Privohet nga liria 51 vjeçari nga Tetova, policia i gjeti armë dhe municion
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
“Gati shqipe”, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj