LAJMI I FUNDIT:

Thaçi diskuton sërish për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, synon tejkalimin e urrejtjeve ndërmjet komuniteteve

Thaçi diskuton sërish për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, synon tejkalimin e urrejtjeve ndërmjet komuniteteve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nesër e ka thirrur edhe takimin e dytë konsultativ për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Kjo iniciativë e ideuar prej tij, sipas Thaçit, është iniciativë e brendshme për t’i tejkaluar urrejtjet dhe armiqësitë e qytetarëve të të gjitha komuniteteve të shkaktuara nga lufta e fundit në Kosovë.


“Është Komision për të Vërtetën dhe Pajtimin e brendshëm në Kosovë, jo me Serbinë. Me Serbinë, Kosova është duke biseduar në Bruksel”, kishte sqaruar Thaçi, transmeton Telegrafi.

“Është shumë e dhimbshme të shohësh që sot, edhe gjeneratat që kanë lindur pas lufte, e shikojnë palën tjetër, i shikojnë moshatarët e komunitetit tjetër, si armiq dhe si rrezik”, kishte thënë ai.

Herën e kaluar, presidenti Thaçi kishte përmendur takimet me familjet e të pagjeturve, të të gjitha komuniteteve, duke theksuar se ata janë bërë bashkë në dhimbje dhe e kanë njohur njëri-tjetrin në dhimbjen e tyre, duke u familjarizuar me kauzën e tyre.

“Pajtimi i parë dhe më i shpejt shqiptaro-serb ka ndodhur mes familjareve të të pagjeturve. Duke e kuptuar vuajtjen e njëri-tjetrit janë bërë gati si një familje që punon për një qëllim të përbashkët, të mbyllin kapitullin e familjarëve të tyre të pagjetur. Ata janë shembulli më i mirë për të gjithë ne të tjerët sesi duhet të kthejmë sytë kah një e ardhme më e mirë, duke e mbyllur kapitullin e së kaluarës”, kishte thënë presidenti Thaçi.

Sipas tij, e vërteta pastron dhe çliron njerëzit, ndihmon, lehtëson dhe çon drejt pajtimit kombe e shtete.

“E vërteta shëron shoqëritë nga hakmarrja dhe urrejtja”, kishte thënë ai.

Qëllimi i kësaj iniciative, sipas presidentit Thaçi, është nisja e një jete të re dhe ndërtimi i një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, e cila assesi nuk do ta sakrifikonte drejtësinë, por do ta ndihmonte atë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori