LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dekreton themelimin e misioneve diplomatike të Kosovës në shtetin e Katarit, Polonisë dhe Portugalisë

Thaçi dekreton themelimin e misioneve diplomatike të Kosovës në shtetin e Katarit, Polonisë dhe Portugalisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka nënshkruar dekretet për themelimin e misioneve diplomatike të Kosovës në nivel të ambasadave në shtetin e Katarit, në Republikën e Polonisë dhe në Republikën e Portugalisë.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, dekretet për themelimin e këtyre tre misioneve diplomatike i ka nënshkruar në mbështetje të nenit 84 (pikat 4 dhe 24) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 5 (1) të Ligjit nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës (GZ, nr. 26, 2 qershor 2008), nenit 9 (1) të Ligjit nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ, nr. 46, 15 janar 2009), si dhe duke marrë parasysh propozimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në një njoftim nga Presidenca.

Themelimi i misioneve diplomatike të Kosovës në shtetin e Katarit, Republikën e Polonisë dhe në Republikën e Portugalisë është në shërbim të forcimit të marrëdhënieve tona shtetërore dhe diplomatike./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori