Edicionit të dytë të Ferma VIP po i vjen fundi pasi finalja e madhe do të mbahet më 20 qershor.

E së fundmi fermerët që kanë ngelur brenda kanë lexuar pyetjet e publikut, ku edhe kanë dhënë disa përgjigje interesante.


Një prej komenteve të publikut të lexuar i drejtohej fermerit Yll Dreshaj me pyetjen: “Cila nga vajzat e Fermës ka qenë fiksimi yt”.

Konkurrenti nga Peja i befasoi të gjithë kur përmendi Nur Alkhazalin si një vajzë që kishte qenë fiksimi i tij, duke shtuar se mes tyre kishte pasur një njohje jashtë emisionit.

Kjo deklaratë bëri që të ketë një reagim nga Nur, e cila mohoi çdo gjë dhe hodhi poshtë deklaratat e Yllit.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Nur:

Foto: Screenshot/Instagram

/Telegrafi/