LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Jam i përkushtuar në reformat, do t’i respektoj vendimet e Kryeministrit

Tevdovski: Jam i përkushtuar në reformat, do t’i respektoj vendimet e Kryeministrit

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot deklaroi se është plotësisht i përkushtuar ndaj ndryshimeve dhe reformave që po bëhen në Ministrinë e Financave dhe beson në politikat e kryeministrit Zoran Zaev.

“Jam plotësisht i përkushtuar ndaj ndryshimeve dhe reformave që po bëhen në Ministrinë e Financave dhe plotësisht besoj në politikat që i udhëzon kryeministri. Deri tani janë të bërë hapa të mëdha, vendi po lëviz në drejtimin e duhur dhe unë do t’i respektoj plotësisht të gjitha zgjidhjet e tij”, deklaroi ministri i Financave duke ju përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për rikonstruimin e Qeverisë.


Tevdovski gjithashtu foli edhe për pritëshmëritë ekonomike në vend, ku theksoi se pret realizim më të madh të investimeve kapitale në gjysmën e dytë të këtij viti.

“Unë jam optimist dhe ne praktikisht i ndjekim lëvizjet ekonomike tani dhe shikojmë më shumë pozitive se sa nga projektimi ynë fillestar dhe kur do të kemi diçka konkrete do ta deklarojmë” tha Tevdovski./Telegrafi/