LAJMI I FUNDIT:

Teuta Haxhiu kërkon ta votoni, thotë se do të jetë zëri juaj në Parlamentin e Kosovës (Video)

Teuta Haxhiu kërkon ta votoni, thotë se do të jetë zëri juaj në Parlamentin e Kosovës (Video)

Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputete, Teuta Haxhiu, ka theksuar se ajo, pas gjithë sfidave të cilat i ka kaluar në mbrojtje të interesit të qytetarëve, sot kërkon besimin e tyre për t’i përfaqësuar ata në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se “ne së bashku besuam në vizionin e liderit tonë Ramush Haradinaj, besuam në të drejtën e popullit tonë dhe ëndërruam një ditë më të mirë”, duke shtuar se “ne së bashku ndaluam faljen e mijëra hektarëve të territorit të Republikës së Kosovës dhe krijimin e një republike serbe brenda Republikës së Kosovës”.

“Sot së bashku duke votuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit, votojmë Ramush Haradinaj për kryeministër të Republikës së Kosovës. Ka ardhë koha që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër i Kosovës dhe së bashku ta bëjmë Kosovën më të mirë, një vend siç e duam të gjithë. Sot kërkoj besimin tuaj që të ju përfaqësoj në Parlamentin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.


Sipas saj, Haradinaj i ka dhënë besimin që të jetë deputete e AAK-së edhe për një mandat.

“Besimin që më keni dhënë çdo herë e më shumë më keni fuqizuar që të ju përfaqësoj në çdo kohë, me dinjitet, duke qenë zëri juaj brenda Parlamentit të Kosovës. Duke votuar AAK dhe numrin 12, dhe mua si deputete numër 12, vota juaj do të jetë përgjegjësi për ne. Unë, Teuta Haxhiu do të jem zëri juaj në Parlamentin e Republikës së Kosovës”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Magazina
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kalo në kategori