Mungesa e ujit për pije dhe disa lëshime tjera kanë pamundësuar vënien në përdorim të spitalit modular për covid në Tetovë. Pranim dorëzimi i këtij spitali modular është bërë para pesë ditësh, por edhe pesë ditë shtesë i janë dhënë firmës për rregullimin e lëshimeve gjatë ndërtimit me qëllim që spitali modular të lëshohet në përdorim.
“Firma që ka bërë ndërtimin e të njëjtit objekt ka bë disa lëshime të vogla dhe nga ana e komisionit, iu dha një afat prej pesë ditësh që të bëj sanimin e atyre parregullsive të vogla dhe jemi pra në fazën e fundit ku duhet kyç objekti në sistemin qendror të oksigjenit që është më se i nevojshëm për trajtimin e pacientëve me kovid. Një ditë ishte firma që të fus në funksion ujin por nuk kishte ujë qyteti dhe nuk mundëm ta testojmë sistemin e ujit në objekt”, tha Artan Etemi, drejtor ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës.
E ndërkohë që spitali modular për kovid vazhdon të mos jetë në funksion, numri i të shtruarve me virus korona për dallim prej para një javë është rritur në 41, të gjithë me oksigjen-terapi, thotë Gzim Nuredini, koordinator i kovid qendrës në Tetovë. Paralelisht me shtimin e numrit të të prekurve me virusin korona, në Shtëpinë e Shëndetit, shtohet numri i të interesuarve për ta pranuar vaksinën AstraZeneka.
“Deri më tani kemi arritur të japim 685 doza deri ditën e djeshme mendoj. Ndonjë pacient që të ankohet nuk ka pasur për ndonjë efekt anësor. Me vaksinimin do vazhdohet edhe atë me vaksinim masiv, por saktë kur nuk dihet”, pohoi Drita Ziberi, infermiere në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë.
Në Tetovë, përveç pikës së vaksinimit në shtëpinë e shëndetit, do të hapen edhe tre pika të tjera, një në Tetovë dhe dy në komunat rurale për rreth. Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë, në Tetovë nga virusi korona janë prekur gjithsej 6987 persona, prej të cilëve 6085 janë shëruar, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 265 persona. Aktualisht Tetova dhe pesë komunat për rreth, ka 634 raste aktive./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'