Tetova sot është qyteti me ajër më të ndotur në Evropë sipas aplikacionit AirCare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Njësia evropiane e matjes për ndotjen për momentin është 144, e maksimalja duhej të ishte 100.


Grimcat PM 2.5 për momentin janë 108 nga 100 të lejuara.

Grimcat PM10 për momentin janë 117 nga 100 të lejuara.

370360867 1520294615423244 2146316764023870868 n

Shkak për ndotjen e ajrit është edhe djegia e një deponie të ngjyrave në afërsi të Tetovës. Brenda deponisë së djegur ka pasur edhe materiale kimike.

Më herët edhe zjarrfikësit e Tetovës u bënë thirrje qytetarëve që të mos dalin në ambiente të hapura për shkak të ndotjes së madhe të ajrit./Telegrafi/

399868186 257097477360635 4056051196308526068 n 1