Tetovarët janë zgjuar me ajër ekstrem të ndotur dhe për këtë tregojnë edhe të dhënat e aplikacionit për ndotje të ajrit, AirCare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Grimcat PM10 janë në zonën portokalli dhe vlera është 57 për metër kub, ndërsa grimcat 2.5 janë me vlerë prej 40 grimca për metër kub.


369593503 2295753550625416 3014103246861664231 n Vlerat e grimcave të dëmshme në ajër!

Në grafën e ndotjes së ajrit shihet se ndotja ka filluar të mbulojë Tetovën nga ora 3 e mëngjesit të sotëm kurse niveli më i lartë i ndotjes ka qenë në ora pesë e mëngjesit, me vlerën 97 nga 100 sipas matjes evropiane për ndotje.

369525191 266197249571320 2502760659818871732 n Ndotja e ajrit në Tetovë në 24 orët e fundit.

Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar edhe me Avni Ahmetin nga Zjarrfikësit e Tetovës, i cili ka thënë se nuk ka ndonjë zjarr aktiv që sjell këtë ndotje. /Telegrafi/