LAJMI I FUNDIT:

Testi i veçantë të cilin duhet ta kalojnë agjentët e FBI-së: A mund ta kaloni ju?!

Testi i veçantë të cilin duhet ta kalojnë agjentët e FBI-së: A mund ta kaloni ju?!

Për t’u bërë agjent i FBI-së është punë mjaft e vështirë. Sipas statistikave, më pak se 5 për qind e atyre që aplikojnë arrijnë të pranohen.

Më poshtë mund të provoni t’i përgjigjeni disa pyetje për  të parë se a do të mund ta kaloni atë test apo jo.

Përgjigja e një numri të këtyre  pyetjeve do të tregojë nëse një person ka potencial natyror për zhvillimin e aftësive të të menduarit kreativ dhe logjikës, transmeton Telegrafi.


Cila është nëna?!

Ka dy zonja në një dhomë të cilat janë ulur përballë njëra-tjetrës, ndërsa një djalë i vogël luan në dysheme. Studioni mirë imazhin.

Pyetja: Cila mendoni se është nëna e vërtetë e fëmijës?

Përgjigjja: Nëna e fëmijës është zonja në të majtë. Ajo është ulur në mënyrë që këmbët e saj të drejtohen ndaj fëmijës. Ky pozicion pasqyron dëshirën e natyrshme të nënës për të mbrojtur fëmijën e saj. Qëndrimi i gruas në të majtë është mbrojtës, pak e vendosur përpara. Është e natyrshme që fëmijët e vegjël të përballen me nënën e tyre kur luajnë ose bëjnë ndonjë lloj aktiviteti, nëse ajo është përreth.

Dy pilula…

Një vrasës serik i rrëmbeu njerëzit dhe i bëri ata të merrnin një nga dy pilula, njëra ishte e padëmshme dhe tjetra ishte helmuese. Cilëndo pilulë që merrnin viktimat, vrasësi serik e merrte tjetrën. Secilën herë viktimat vdisnin dhe vrasësi serik mbijetonte.

Pyetje: Si ndodhi që vrasësi gjithmonë ta marrë pilulën e padëmshme?

Përgjigjja: Të dy pilulat ishin të padëmshme. Helmi ishte në gotën me ujë dhe viktimat e pinë atë.

Pijet

Një burrë dhe një grua shkuan në një restorant për darkë. Ndërsa ishin duke pritur ushqimin, gruaja porositi 5 pije me akull sepse ishte shumë nxehtë. Gruaja i piu  4 prej tyre të gjitha në të njëjtën kohë, ndërsa burri piu vetëm një. Pas një kohe burri u sëmur dhe vdiq. Mjekët thanë se të gjitha pijet ishin të helmuara.

Pyetje: Pse gruaja ishte ende gjallë kur vdiq burri? Lexoni përsëri me kujdes.

Përgjigjja: Helmi ishte në akull. Meqenëse gruaja kishte pirë pijet e saja shpejt, akulli nuk kishte kohë për t’u shkrirë. Burri e piu ngadalë dhe helmi u shkri në pije.

Kaseta…

Imagjinoni një skenë. Një burrë gjendet i vdekur, ai kishte një pistoletë në dorë dhe një regjistrues të kasetës pranë tij. Detektivi shtypi butonin “luaj” dhe dëgjoi mesazhin: “Jam lodhur nga kjo jetë dhe vendosa të ndaloj dhimbjen dhe vuajtjen time” dhe më pas një e shtënë. Në një mënyrë detektivi nuk beson se ishte vetëvrasje.

Pyetja: Pse agjenti mendon se ishte vrasje dhe jo vetëvrasje?

Përgjigjja: Nëse njeriu vrau veten, si ka mundur ta kthente kasetën në fillim?

Misteri i krishtlindjeve

Një detektiv ishte në detyrë gjatë festës së krishtlindjeve dhe në mëngjesin e 25 dhjetorit mori një telefonatë. Ai i ra ziles që ishte pranë derës, dhe për një minutë pronari i shtëpisë i përgjumur e hapi derën. Detektivi i tha: “Fqinji juaj po thotë se dje, në mbrëmjen e Krishtlindjeve, dhe gjatë kohës sa ishte këtu për ahengun, ju keni hyrë në shtëpinë e tij dhe keni dhe ia vodhët disa gjëra të vlefshme”.

Pronari u përgjigj: “Kjo nuk është e vërtetë. Familja jonë festoi festën e Krishtlindjes në shtëpinë e miqve. Ne mezi kishim kohë për të dekoruar pemën tonë të Krishtlindjeve “.

Detektivi tha: “Mos u shqetësoni. Është mjaft e qartë për mua se fqinji yt është duke gënjyer. ”

Pyetje: Si e dinte detektivi?

Përgjigjja: Dritat e pemës së Krishtlindjeve janë të ç’kyçura nga rryma dhe në to mungon një llambë, dhe ato nuk do të punonin pa të. Ishte e qartë për detektivin se pronari ishte duke thënë të vërtetën. Ai e kishte zbukuruar pemën në një nxitim kaq të madh, saqë as nuk kontrolloi për të parë nëse dritat po punonin apo jo. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Disa arsye pse ju duhet një person i shenjës së Peshqve në jetën tuaj

Disa arsye pse ju duhet një person i shenjës së Peshqve në jetën tuaj

Astrologji
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Bëje vet
Kalo në kategori