LAJMI I FUNDIT:

Tesla “të vdekura” mbushën pikat karikuese në Çikago pasi nuk u mbushën për shkak të temperaturave të ulëta

Tesla “të vdekura” mbushën pikat karikuese në Çikago pasi nuk u mbushën për shkak të temperaturave të ulëta

Një mori automjetesh Tesla nuk arritën të karikoheshin në disa pika karikuese (Supercharger) të Çikagos, mes një vale ekstreme të ftohtë.

Veturat me të vërtetë kanë probleme në temperatura të ftohta, pavarësisht nëse janë elektrike apo me djegie të brendshme, transmeton Telegrafi.

Ndonëse është shumë e zakonshme që veturat me gaz të mos ndizen në të ftohtë, rrallë kemi dëgjuar që ato të mos karikohen fare në temperatura të ulëta.


Së fundmi, derisa temperaturat minus 19 gradë Celsius ngërthyen Çikagon një mori automjetesh Tesla nuk arritën të mbusheshin në disa pika karikuese të Tesla-s.

Fox News raportoi se si një numër i veturave të brendit Tesla mbeten pa fuqi dhe nuk arritën të karikoheshin.

Shoferët e makinave Tesla thanë se nuk po janë në gjendje të fillojnë mbushjen e automjeteve sapo po i futin në prizë.

Derisa mediumi amerikan raportonte për këtë problem, njëri prej shoferëve është parë duke shtyrë automjetin e tij me duar. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Auto
Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Auto
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto
Në Australi janë shitur të gjitha njësitë e versioneve hibride dhe 2.0i-L me benzinë të Subaru XV dhe Impreza

Në Australi janë shitur të gjitha njësitë e versioneve hibride dhe 2.0i-L me benzinë të Subaru XV dhe Impreza

Auto
Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Auto
Nissan – brendi me rritjen më të madhe në Kosovë në vitin 2018, prezanton ofertën

Nissan – brendi me rritjen më të madhe në Kosovë në vitin 2018, prezanton ofertën "Nr. 1" në vend

Kalo në kategori