Tesla pati tremujorin e saj më të mirë ndonjëherë, bërë dërgimin e mbi 400,000 veturave
Tesla publikoi shifrat e shitjeve për tre muajt e parë të vitit 2023 dhe shifrat janë të shkëlqyera. Kompania dorëzoi 422,875 vetura elektrike, të cilat e vendosën atë në drejtimin e duhur për të dorëzuar afër 2 milionë vetura këtë vit.
Le t’i vendosim gjërat në perspektivë – Tesla i rriti shitjet e saj me 4 për qind gjatë tremujorit të mëparshëm dhe ky është numri ku të gjithë po fokusohen. Tesla uli çmimet e veturave të saj në fillim të këtij viti dhe pritshmëria ishte që shitjet të rriteshin me të madhe.
Duke parë performancën e Tesla-s në të njëjtën periudhë 12 muaj më parë, kuptojmë se prodhimi dhe dërgesat u rritën me 36 për qind, por kjo pritej – rritja e prodhimit nëpër Gigafabrikat e saj po përparon dhe Giga Berlin po thyen rekorde të reja çdo muaj, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Duket se uljet e çmimeve u nxitën nga kompania që priste ngadalësim të tregut dhe përpiqej ta kundërshtonte atë në mënyrën më të mirë që mundej. Fatmirësisht Tesla ka hapësirë për të rregulluar çmimet e saj dhe ende mbetet kompani fitimprurëse.
Vitin e kaluar Tesla dorëzoi 1.3 milion vetura dhe me rezultatet e tremujorit të parë si këto, mund t’i afrohet shifrës 2 milion. Tesla do të duhet të rrisë prodhimin dhe shpërndarjen e saj me 12 për qind çdo tremujor për të qenë në një shans për të arritur objektivin e premtuar prej 2 milionë veturash.
Ndërsa kompania arriti të marrë një rritje prej 36 për qind në performancën nga viti në vit, në thelb do të duhej që këtë performancë ta përsëritë për 9 muajt e ardhshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë Volkswagen Golf "i prodhuar" shumë vite më parë në Sarajevë, aktualisht po shitet në Gjermani
Kur do të lansohet gjenerata e ardhshme e Apple CarPlay?
Lamborghini me shitje rekord në 2024
Një tjetër Volkswagen feston 50-vjetorin e ‘lindjes’
Të gjitha veturat duhet të jenë të bardha në Turkmenistan
Shumë ose pak vaj në motorin tuaj? Kjo nuk është aspak e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025