LAJMI I FUNDIT:

Tesla Cybertruck me një përditësim të ri, shumë të përshtatshëm për kamping

Tesla Cybertruck me një përditësim të ri, shumë të përshtatshëm për kamping

Përditësimi Camp Mode, për kamping shumë të përshtatshëm

Ka kohë që Tesla sjellë lajme, për modelin e shumëpërfolur Cybertruck, ndërsa tani është bërë e ditur, për një përditësim që do t’ju pëlqente shumë atyre që duan të qëndrojnë në ambiente të jashtme, transmeton Telegrafi.


Gjatë vitit të kaluar, drejtori i përgjithshëm i Tesla, Elon Musk kishte thënë se do të sjellë një përditësim, të njohur si Party and Camp Mode.

“Vetura do ta ketë të kontrolluar qarkullimin e ajrit, temperaturën, dritat e brendshme, derisa do të vazhdojë të lëshojë muzikë, si dhe t’i mbajë të lidhura pajisjet, sapo të aktivizohet Camp Mode. Mjafton ta parkoni veturën dhe të aktivizoni këtë funksion, duke prekur butonin, në pjesën e poshtme të ekranit”, është thënë lishur me këtë përditësim.

Kulmi në pjesën e pasme, si dhe hapësirat për përgatitjen e ushqimit, janë disa prej shtesat që do t’i ketë kjo makinë, si pjesë e këtyre ndryshimeve.

Deri më tani, kjo mundësi është quajtur edhe si “përditësim për pushime”, ndërsa pritet të jetë në mesin e shumë mundësive tjera, që Tesla do t’i sjellë me Cybertruck.

Së bashku me këtë njoftim, Tesla bëri të ditur se në Cybetruck do të ketë edhe audio sistem të integruar që aktivizon telefonin dhe kryen thirrje, si dhe shkruan mesazhe të diktuara nga shoferi. /Telegrafi/