LAJMI I FUNDIT:

Tërstena: Hapat e parë në mundje i kam mësuar nga vëllai im, jam inspiruar nga Muhamed Alia

Tërstena: Hapat e parë në mundje i kam mësuar nga vëllai im, jam inspiruar nga Muhamed Alia

Kampioni olimpik shqiptar Shaban Tërstena, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni ka folur për sfidat e tij në rrugën drejt majave të sportit të mundjes, si dhe sportistët e sotëm shqiptar.

Në pyetjen se kush është personi që e ka mbështetur më shumë, ai tha se hapat e parë në sportin e mundjes i ka marrë nga vëllai i tij.

“Të gjithë kanë ëndrra për të arritur suksese. Unë e kam pasur vëllanë mundës, ai ka qenë kampion i Jugosllavisë, edhe pse nuk i ka pasur sukseset e mia. Ne rrjedhim nga një familje e madhe dhe e varfër. Në atë kohë shqiptarët nuk janë marrë me sportet luksoze por me sportet më të rënda, si ato luftarake”.


“Vëllai një ditë më tha se dëshiron që edhe unë të merrem me sport. Por prindi ynë ka qenë kundër kësaj, pasi është frikësuar nga lëndimet. Kam pasur 12 vjet ku jam marrë me këtë sport. Hapat e parë i kam mësuar nga vëllai, ndërsa fillimi ka qenë shumë i rëndë”, tha Tërstena, duke folur për personin që e ka mbështetur më së shumti.

Ai shtoi se pas futjes në sportin e mundjes, energji pozitive ka marrë edhe nga sportistët tjerë, ndërsa e përmendi edhe boksierin Muhamed Ali.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori