John Terry ka vlerësuar Marc Cucurellën si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, pas fitores bindëse 3-0 të Chelseat ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Ish-kapiteni i "Blutë" u shpreh se e admiroi agresivitetin, aftësinë në duelet një-kundër-një dhe rrezikun ofensiv të spanjollit, duke thënë:


“Ai është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në futbollin botëror aktualisht. Ka gjithçka që dua të shoh te një lojtar i Chelseat”.

Cucurella shkëlqeu duke neutralizuar plotësisht talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, ndërsa edhe Wayne Rooney e përgëzoi për një nga paraqitjet më mbresëlënëse të një mbrojtësi të majtë vitet e fundit.

Portieri Robert Sanchez shtoi se bashkëkombësi i tij e kishte Yamalin “në xhep” gjatë gjithë ndeshjes.

Mbrojtësi spanjoll ka kaluar një transformim të madh pas fillimit të vështirë te Chelsea, duke impresionuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë dy viteve të fundit. /Telegrafi/

telegrafi sport app