LAJMI I FUNDIT:

Terroristi i Zelandës së Re kishte “ndryshuar gjatë udhëtimeve”, një ish-kolege tregon se si sillej ai në punë

Terroristi i Zelandës së Re kishte “ndryshuar gjatë udhëtimeve”, një ish-kolege tregon se si sillej ai në punë

Një terrorist i dyshuar që filmoi veten duke masakruar njerëzit në një xhami në Zelandë të Re “ka ndryshuar” gjatë udhëtimeve të tij, përfshirë edhe Korenë e Veriut, ka thënë një ish-kolegë i tij.

Një faqe në Facebook e një njeriu të quajtur Brenton Tarrant përmbante një transmetim të drejtpërdrejtë të një prej masakrave më të tmerrshme, siç ishte ajo në Christchurch të Zelandës së Re.

Menaxherja e stërvitjeve Tracey Grey konfirmoi se burri që filmoi sulmin dhe e transmetonte atë në internet ishte Tarrant, njoftoi ABC News.


“Mendoj se diçka duket të ketë ndryshuar në të gjatë viteve që kaloi duke udhëtuar jashtë shtetit”, ka thënë ajo.

Siç shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, Tarrant u fotografua në Pakistan vitin e kaluar gjatë udhëtimeve të tij nëpër botë.

Ndërsa zonja Gray shtoi se nuk e llogariste si një person të dhunshëm.

“Ai ishte një trajner personal i dedikuar”, tha zonja Gray.

“Ai punoi në programin tonë që ofroi trajnime falas për fëmijët në komunitet, dhe ai ishte shumë i pasionuar për këtë”.

Megjithatë, pamjet që kanë treguar masakrën janë larguar nga Facebook dhe policët kanë kërkuar nga njerëzit që të mos i shpërndajnë në internet.

Komisioneri i Policisë Mike Bush tha se katër persona janë në paraburgim – tre burra dhe një grua, duke shtuar se numri i viktimave, deri më tani ka arritur në 49. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori