Tuniziani Anis Amri, i dyshuar për sulmin në Berlin që është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Milano, është filmuar nga kamerat e sigurisë, kurse në pamje shihet se si pas sulmit ishte futur në xhami, raportojnë mediat gjermane.

RBBB raporton që 24-vjeçari Amri ishte filmuar se si më 14 dhe 15 dhjetor po largohej nga një xhami në Berlin. Pas disa orëve të sulmit në Berlin ai është filmuar sërish duke u futur në të njëjtën xhami, transmeton Telegrafi.


Në atë xhami edhe policia mbrëmë kishte kryer bastisje, ndërkaq hetuesit besojnë se Amri kishte pësuar lëndime trupore gjatë sulmit.

1 451

Të dhënat forenzike nga kamioni që në tregun e Krishtlindjeve la të vdekur 12 persona dhe plagosi 50 tjerë, tregojnë se pranë timonit kishte qenë tuniziani Anis Amri, dhe këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës federale Frauke Keler.

Amri është vrarë sot në orët e para të mëngjesit gjatë një kontrolli rutinor, raporton agjencia italiane Ansa. Policia i kishte kërkuar Amrit dokumentacionet, kurse ai kishte nxjerrë nga çanta revolen me të cilën kishte plagosur një polic.

Dhe pas përleshjes me policinë I dyshuari për sulmet në Berlin është vrarë. /Telegrafi/