Kosovari 29 vjeçar Blerim Podvorica raportohet ta ketë vrarë veten derisa me veturën e tij të mbushur me eksploziv, sulmoi një turmë ushtarësh të Assadit në Tedmur të qytetit perëndimor të Sirisë, Homs.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës të javës që shkoi. Vdekjen e kosovarit nga fshati Kojskë i Lipjanit e ka konfirmuar vetë vëllai i Blerim Podvoricës, Kreshnik Podvorica, përmes Facebook-ut.
“E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni janë të vdekur jo ata janë të gjallë por ju nuk kuptoni”, citon një ajet të Kur’anit, vëllai i të vrarit, derisa jep njoftimin për vrasjen e tij, shkruan Gazeta Express.
Në dy shpërthimet e veturave me eksploziv, njërin prej të cilëve e kreu kosovari Podvorica, më 12 qershor në Tedmur, mbeten të vrarë 12 ushtarë sirianë, ndërsa në përleshjet që pasuan pas shpërthimit kishin humbur jetën edhe 30 anëtarët të ISIS-it.
Lajmi se është vrarë lipjanasi Blerim Podvorica është dhënë edhe në disa portale tjera kosovare.
29 vjeçari nga Lipjani si ushtar i ISIS-it kishte marrë emrin Ebu Zejd Kosovi
Kreshnik Podvorcia, i vëllai i Blerimit, thotë se ka edhe pamje të sulmit me eksploziv që kreu kosovari.
Ndryshe, Podvorica është kosovari i pestë i ISIS-it që njoftohet të jetë vrarë në Siri, për vetëm brenda një muaji. Para më pak se dy jave, në një sulm me bombe të lansuar nga aeroplanët pa pilotë mbi një kamp të “Shtetit Islamik”, u raportua të jetë vrarë edhe komandanti i vetëshpallur i ISIS-it, Lavdrim Muhaxheri dhe Irfan Haqifi, vëllai i terroristit Ridvan Haqifi që, po ashtu, u vra muaj më parë.
Ky është sulmi i dytë kamikaz i kryer nga një kosovar në luftime përkrah ISIS-it. Në mars të 2014-s Blerim Heta kishte çuar veten në ajër në Irak, duke vrarë mbi 50 irakianë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trendafilov: Shporta zyrtare konsumatore është tentim për minimizimin e rolit të sindikatave dhe mosrritjen e pagave
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Qarkullimi pas bojkotit të marketeve, qytetarët kanë blerë për 11.2% më shumë sesa të shtunën paraprake
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Moti për pesë ditët e ardhshme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet