Ndërmarrja Termokos është duke vazhduar me rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, në mënyrë që të ofrojë ngrohje sa më cilësore për konsumatorët.
Kështu deklaroi sot kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Naser Canolli, gjatë një takimi me Maria Flachsbarth, sekretare Parlamentare e Shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, të cilën e njoftoi me të arriturat e kogjenerimit, si projekti më i suksesshëm i bashkëpunimit në mes Qeverisë së Gjermanisë dhe asaj të Kosovës.
Canolli e ka njoftuar mysafiren e lartë nga Gjermania me suksesin e madh të shënuar në saje të realizimit të Projektit të kogjenerimit.
“Ne jemi duke vazhduar me rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, në mënyrë që t’iu ofrojmë ngrohje sa më cilësore dhe të mjaftueshme mbi 13 mijë konsumatorëve tanë”, tha Canolli duke rikujtuar se si rezultat i ngrohjes së ofruar gjatë vlerësimit të kënaqshmërisë së konsumatorëve, mbi 90 për qind e të anketuarve janë shprehur të kënaqur me shërbimet e ofruara.
Ndërsa, Flachsbarth u shpreh e kënaqur që realizimi i këtij projekti përveç ndikimit ekologjik, ka pasur edhe ndikim ekonomik, gjë që është e rëndësishme dhe parakusht për të siguruar qëndrueshmërinë e një projekti.
Pjesë e delegacionit gjerman gjatë kësaj vizite në Termokos ishin edhe Daniel McCormack nga Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Lars Beckr, Anja Becky, sekretare e parë në Ambasadën gjermane në Kosovë, René Eschemann, shef i zyrës së KfW-së në Kosovë e Maqedoni.
Vizita e delegacionit gjerman ka vazhduar në kopshtin e fëmijëve “Lulelvere”, i cili është vetëm një nga mbi 13 mijë konsumatorët e Termokosit, që furnizohet me ngrohje shumë cilësore dhe të mjaftueshme përgjatë gjithë sezonit ngrohës.
Ndryshe, Qeveria gjermane është donatori më i madh, që ka kontribuar për realizimin e Projektit të kogjenerimit, për hartimin e master-planit për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, si dhe për vazhdimësinë e mbështetjes për realizimin e fazave të mëtutjeshme të këtij projekti, përkatësisht rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre