Më shumë se 17 mijë njësi të banimit në të cilat janë instaluar pajisjet matëse nëpër radiatorë, do të faturohen për shpenzimet e tyre reale.
Ndërsa për njësitë e tjera të banimit, ku matësit nuk janë instaluar ende, faturimi do të vazhdojë të bëhet sipas metrave katrorë edhe për këtë sezon.
Kështu bënë të ditur kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores së qytetit të Prishtinës “Termokos” Fisnik Osmani.
Ai zotohet se janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar sezonin e ngrohjes me datën 15 tetor.
Osmani flet për pamundësinë që edhe këtë vit të kyçen në sistemin ngrohës “Banesat e Bardha”, dhe për borxhin e qytetarëve ndaj kësaj ndërmarrje publike.
“Zyra e Rregullatorit të Energjisë është institucioni i vetëm i cili e rregullon pjesën e tarifave të ngrohtores. Pra, kalkulimet e tyre barten në faturat të cilat termokosi i dërgon tek qytetarët. Deri në këtë sezonë ne e kemi pasur vetëm një formë të faturimit, ka qenë forma përmes metrit katror. Atë formë, po flas për sektorin banesor, për shkak se sektori afarist dhe te institucionet kemi faturuar me matës edhe në sezonat paraprake. Prej këtij 15 tetori e tutje 17 mijë e 500 njësi të banimit në të cilat ne e kemi bërë instalimin e pajisjeve të matjes, qoftë në radiator ose në pjesën e shpërndarjes përmes konektorëve do të faturohen me pjesën e konsumit. Pra, aq sa shpenzojnë, aq do të faturohen…Pjesa tjetër të cilët nuk janë instaluar matësit, do të vazhdohet me metrat katror”, potencon Osmani.
Anipse ishte planifikuar që “Banesat e Bardha” të kyçen në sistemin ngrohës këtë sezon, për shkak të disa arsyeve është komplikuar procesi i ndarjes së mjeteve nga Komuna e Prishtinës për intervenim në këtë pjesë.
Osmani tregon se “Termokos” me mjete vetanake planifikon të kyç në sistemin ngrohës këto 29 objekte banesore, porse nuk është e mundur deri në vitin tjetër.
“Sa i përket pjesë së Banesave të Bardha, ne në fillim të mandatit tonë, kemi pasur përkushtimin që fillimisht të bëjmë kalkulimet për Banesat e Bardha…Komuna ka ndarë një buxhet, mirëpo për shkaqe objektive, subjektive është komplikuar procesi i ndarjes së atyre mjeteve dhe fatkeqësisht ne nuk i kemi ato mjete në konto. Këtë vit para pak muajsh ne kemi bërë ndarjen e një buxheti vetanak të ngrohtores dhe planifikojmë që të bëjmë intervenime tek pjesa e Banesave të Bardha. Atje janë 29 objekte banesore përfshirë edhe shkollën fillore të mesme të ulët ‘Iliria’ e cila do të jetë pjesë e ngrohtores. Ne kemi pasur synimet që këtë vit ta bëjmë instalimin por me gjasë këtë vit do të bëjmë maksimumin që të nisim procedurat e prokurimit për shkak se na duhen materiale shtesë dhe planifikojmë që këtë vit nëse gjithçka shkon në rregull në aspektin administrativ të fillojmë pjesën e punimeve për atë zonë. Përkushtimi është që në vitin e ardhshëm të ketë ngrohje”, thotë Osmani.
Ai thotë se gjithçka është gati për të filluar sezoni ngrohës më datën 15 tetor.
Sipas tij, këtë vit, furnizimi nga ngrohtorja do të përfshijë rreth tre milionë metra katror në Prishtinë, në sektorin afarist dhe banesor.
Ai gjithashtu përmend se do të jenë mbi 30 mijë njësi të banimit që do të marrin këtë shërbim.
“Jemi bërë gati dhe mund të konfirmoj që me datën 15 tetor, nëse nuk ka nevojë më herët për shkak të ndryshimit potencial të temperaturave ne do të fillojmë me sezonin ngrohës dhe shpresoj që çdo gjë do të shkojë mirë… Jemi diku në tre milionë metra katror në Prishtinë, në sektorin afarist dhe në atë banesor, duke pasur mundësi dhe aftësi për furnizuar më tepër se 30 mijë njësi të banimit…Gjatë kësaj periudhe ne jemi koncentruar që në objektet e rëndësisë së veçantë, siç janë shkollat, Qendrat e Mjekësisë Familjare, çerdhet të bëjmë intervenime dhe ndërhyrjet kudo që ka mundësi”, tregon Osmani.
Ndër të tjera, Osmani potencon se këtë vit është i kënaqur me pjesën e inkasimit, për çka thotë se mbi 90 për qind e qytetarëve po i paguajnë faturat.
“Ndërmarrjes sikur puna e ngrohtores që varet prej faturave dhe ofron shërbim, asnjëherë nuk është e kënaqur me paratë dhe të hyrat të cilat i mbledhë. Unë dua të jem korrekt, jemi të kënaqur me pjesën e inkasimit të cilën e kemi. Diku mbërrin mbi 90 për qind”, shprehet Osmani.
Përveç këtyre, synim i ngrohtores Termokos është që edhe lagjen 44-atëshe të kyç në sistemin ngrohës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?