Tash e disa orë situata në Kombëtaren e Spanjës nuk është e mirë dhe kjo vetëm disa orë para ndeshjes hapëse të tyre në Kampionatin Botëror.

Trajneri është zyrtarizuar te Real Madrid, edhe pse Julien Lopetegui kishte kontratë me Stuhinë e Kuqe deri në vitin 2020.


Emërimi i tij pa biseduar me askënd dhe zyrtarizimi i tij para nisjes së Kampionatit Botëror, ka shkaktuar reagim te Federata.

GettyImages 841983514 Julen Lopetegui (Getty Images)

Të martën pas dite kishte një debat të ashpër mes Hierros – drejtorit ekzekutiv të kombëtares dhe Lopeteguit.

Aty shihej frustrimi i madh i Hierros dhe mediat spanjolle flasin se ai mund të largohet menjëherë sot, një ditë pa filluar botërori.

GettyImages 966990294 Fernando Hierro i irrituar me vendimin e trajnerit (Getty Images)

Vendimi është i bujshëm pasi kanë mbetur edhe 48 ore kur Spanja e zhvillon ndeshjen e parë me Portugalinë.

Konferenca ka pasur të mbahet nga ora 10.30, por është shtyrë për 11:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app