Befasi, zhgënjim e gëzim në Britani. BBC, ZDF, dhe SKY News lajmërojnë se britanikë katapultuan nga EU.
Populli britanik, politikat britanike, ekonomia dhe komunikimi i tyre me BE-në, sot u zvogëlua.
Britanikët i thanë JO, EU-së. Kjo do të ketë ndikim të fuqishëm në fatin dhe ndoshta në ekzistencën politike, e të qëndrueshme, të BE-së.
Frika nga humbja e identitetit, frika nga ardhja e pakontrolluar e të huajve bë Britani, frika nga pasiguria në punësim dhe, kthimi në identitetin britanik, janë një nga arsyet që solli tek JO-ja e britanikëve.
Ndoshta ky është edhe një “revolucion” i ri në politikat evropiane, ndoshta vendet tjera evropiane do ta ndjekin një rrugë të tillë. Norvegjia, Holada, Danimarka dhe Belgjika janë në pritje… Marine Le Pen po feston në Francë… “Ju kamë thënë se edhe në duam një referendum të tillë”!
Një gjë dihet: gjeopolitika në Evropën e Hygos, Bonapartës dhe Bizmarkut do të ndryshoj. Boshti anglo-amerikan, edhe njëherë, tregoi se ka mundësi dhe dëshirë të imponojë politikat evropiane, në mos edhe botërore.
Duam të fitojmë më pak. Duam të mos marrim asnjë ndihmë ekonomike nga EU. Ne jemi të gatshëm të paguajmë këtë çmim, por ne duam ruajtjen e identitetit britanik dhe duam ardhmërinë britanike për fëmijët tanë. Ja, këto janë, përafërsisht, motoja, dëshira dhe qëllimi i gjeneratës largpamëse që i thanë JO burokracisë evropiane të Brukselit.
Rikthimi i pavarësisë së Mbretërisë angleze ishte motori që ndihmoi në daljen nga klubi i burokracisë evropiane. Shohim se identiteti kishte më shumë peshë e argumente sesa ekonomia, paraja dhe deklaratat bajate të Brukselit. Britanikët, krenaria britanike nuk e pranoi lojën joprofesionale të Brukselit. Britanikët, këta ndërtues të rendit të ri botëror, hodhën në pah diçka që shqiptarët, dhe politikat shqiptare nuk guxonin ta thoshin, ta mendonin e as ta pranonin: këta i dërguan sinjale të fuqishme EU-së se loja që bëhet në kancelaritë e Brukselit është shkurtpamëse, jo e drejtë, shpesh diskriminuese dhe ekperimentuese.
Dalja e britanikëve nga EU do ta fuqizojë nacionalizmin si filozofi kombëtare e politike në tokën evropiane. Nacionalizmi kombëtar do të përforcohet Si rrjedhojë e logjikshme, politikat shqiptare, hapësira publike shqiptare duhet të ripozicionohet e të jetë e kujdesshme.
Roli i Brukselit në raport me politikat ruso-serbe duhet të rivlerësohet. Gjithashtu, të ndërtohet një “filtër” efikas, politik, në vlerësimin e politikave të Brukselit dhe vendimeve të saja në dëm të gjeopolitikave shqiptare, veçanërisht në dëm të sistemit politik të Kosovës e në të mirë të interesave gjeopolitikike sllave (serbe).
Ne duam të fitojmë më pak. Duam të mos marrim ndihmë ekonomike nga EU. Ne jemi të gatshëm të paguajmë këtë çmim, por ne duam ruajtjen e identitetit britanik dhe duam ardhmërinë britanike për fëmijët tanë. Kjo është përafërsisht, arsyeja, motoja, dëshira dhe qëllimi i gjeneratës që i tha JO burokracisë evropiane të Brukselit.
Hapësira publike shqiptare, politikat shqiptare, sot duhet të mirëpunojë. Politika, akademia, media dhe studentët të dalin hapur e të argumentojnë, së pari popullit të vet, se ne duam bashkimin me Shqipërinë: Ne duam referendum për Bashkim Kombëtar. Vetëm ribashkimi i shqiptarëve në një shtet, e i udhëhequr nga një qendër politike, do të jetë garanti për kombin dhe për mirëqenien qytetare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze