Shteti turk është goditur nga një tërmet.

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se në qytetin Kemah të provincës Erzincan ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4.1 shkallësh të Rihterit.


Sipas informacioneve të dhëna nga AFAD, tërmeti u regjistrua në orën 00:38 të natës dhe epiqendrën e kishte në një thellësi prej 7.02 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.

Për momentin nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe kanë këshilluar banorët të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.

Ndryshe, tërmet me magnitudë 4.8 ballësh ka ndodhur edhe në vendin tonë, Kosovë, ku janë raportuar disa dëme të vogla materiale. /Telegrafi/