Një tërmet me magnitudë 3.0 ka goditur sot rajonin kufitar ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet janë regjistruar rreth orës 11:41.


Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 41 km në juglindje të Prishtinës dhe 9 km në jug të Gjilanit, në një thellësi prej 9 kilometrash.

Nuk raportohet për dëme materiale dhe nuk dihet nëse ky termet është ndjerë edhe në qytete tjera. /Telegrafi/

462574500 567417656138041 284857255659473357 n e1734432733941