Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherit kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Armend Muja në një intervistë për Telegrafin ka folur rreth Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, çështjen e tërheqjes së kursimeve nga Trusti Pensional dhe për kritikat e opozitës për dialogun me Serbinë.
Muja gjatë intervistës me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu në emisionin “Përballje” është shprehur i bindur se Projektligji për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.
Ai theksoi se reforma në drejtësi ka qenë një nga prioritetet kryesore programore të LVV-së.
Muja tha se për t’i heq dilemat e opozitës se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nuk është duke u bërë për qëllime politike, e kanë dërguar edhe për të marrë një mendim në Komisionin e Venecias.
“…Për me i hek dilemat që këto po bëhen për qëllime politike ne e kemi marr mendimin e Komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias e pranon një praktikë të tillë dhe mbi bazën e kësaj, ne kemi kërku dje që të kaloj… Besoj që Ligji do të kalojë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu arsyetoi numrin e paktë të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt të mërkurën.
“Dje rastisi që shumë deputetë kanë dhe angazhime të tjera, pasi kuvendi kishte dy seanca këtë javë. Ngjashëm deputetët mund të jenë në udhëtime, por gjithsesi janë numrat për të kaluar ky ligj”, ka thënë Muja.

I pyetur pse abstenoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për këtë projektligj, ai tha: “Nuk e kam një informacion të qartë, por ajo që unë e di është që Konjufca është deputet por edhe kryetar i Kuvendit. Po ashtu ishte Konjufca që për t’i zgjedh dilemat e opozitës ka insistuar që ky projektligj të shkoj në Komision të Venecias. Mendoj që është çështje parimore për të ruajt konsensusin politik”.
Duke komentuar kritikat e opozitës se ky projektligj do të përdoret nga LVV dhe pushteti kundër kundërshtarëve politik, ai u shpreh se parimisht nuk do donin që të merren me politikanë, por siç tha ai “e vërteta është që hajnia ka qenë e fokusuar te politika në Kosovë”.
LVV nuk ndryshon qëndrim për Trustin, Muja: Tërheqja e mjeteve krijon një precedent të rrezikshëm
Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherit kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Armend Muja gjatë intervistës për Telegrafin ka thënë se tërheqja e mjeteve nga Trusti do të krijonte një precedent të rrezikshëm.
Ai thotë se tërheqja e këtyre mjeteve do të shkatërronte skemën pensionale të Kosovës dhe se LVV-ja nuk do të ndryshojë qëndrimin sa i përket Trustit.
“Nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit. Këtë qëndrim e kemi marr në vitin 2020 edhe kur ka qenë tërheqja e parë edhe e dyta, pikërisht me këto arsyetime, se në rast se krijohet mundësia, hapet dritarja që të tërhiqet njëherë ajo krijohet një precedent i rrezikshëm, i cili në tërësi e shkatërron skemën pensionale të Kosovës…”, ka thënë Muja.
Sipas tij, propozimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ka ardhur me argumentin se mjetet do t’i ndihmojnë qytetarëve, mirëpo ai pyet se cilës kategori?
“Nëse thonë që kjo po bëhet për t’iu ndihmuar qytetarëve, çështja është cilës kategori? Propozimi si i tillë kur ka ardhur, ka qenë i dizajnuar me këto klishe që po i ndihmon qytetarëve. Kur e kemi marr dhe e kemi studiu propozimin, ideja ka qenë që në fakt Kosova i ka 1.2 milionë njerëz të aftë për punë, nga të cilët gjysma e tyre kanë një llogari në Trust. Gjysma prej tyre nuk kanë. Pesë përqindëshi i popullsisë mund të tërheq diçka dhe mund të ketë një domethënie të shpenzimeve të tyre. Në vitin 2020, kur u bë tërheqja e pareve, ishte një kontekst i vështirë në atë kohë, sepse kishte tkurrje ekonomike, rënie të vendeve të punës”, tha ai.
Muja po ashtu shpjegoi se shpenzimi i mjeteve të Trustit do të përkeqësojë situatën e inflacionit në vend.
Kritikat e opozitës për dialogun, Muja: Kurti nuk i ikë dialogut, merr vendime ashtu siç ka premtuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja, në një intervistë për Telegrafin i është përgjigjur kritikave të opozitës se kryeministri Albin Kurti po “ikën” nga dialogu Kosovë-Serbi.
Muja gjatë intervistës me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu në emisionin “Përballje”, ka thënë se që prej ardhjes në pushtet, Kurti ka marrë vendime parimore dhe saktësisht ashtu siç ka premtuar.
“Po përballemi shumë shpesh me kritika të cilat na i bën edhe Serbia, sikur po e bllokojmë dialogun, por kjo nuk është e vërtetë. Populli ia ka dhënë besimin Kurtit dhe ai saktësisht siç ka premtuar dhe në mënyrë parimore po i merr vendimet”, ka deklaruar ai.
Deputeti Muja tutje është shprehur se për 1 vit e 4 muaj me Qeverinë Kurti, vendimarrja në Kosovë ka ndryshuar drastikisht dhe po ndryshon edhe situata në terren.
“Nuk e di nëse ju kujtohet letra e zotëri Blinken ku thotë se njohja është në qendër të dialogut, jo në fund. Aty nënvizohet edhe rëndësia e luftimit të korrupsionit, rendi dhe ligji, marrëveshja për rrymën në veri etj. Ashtu specifikohet edhe në letrën e presidentit amerikan Joe Biden. Jemi duke bërë maksimumin që të jemi sa më të afërt në koordinim me vendet aleate. Kurrë nuk e besoj që ka pasur koordinim më të mirë me këto shtete”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit