Ja terapitë e reja të shpirtit: të jesh ‘e bukur brenda’ për t’u bërë e bukur jashtë.
Quhen ‘Spiritual spa’: janë format e reja të bukurisë (Beauty Farm), të cilat po ngrihen me shpejtësi në të gjithë botën. Këtu ndodh edhe bashkimi i dy fateve. Bukurisë dhe spiritualitetit. Ngashënjyese dhe e lehtë e para, e fortë dhe introspektive e dyta. Janë dy tempujt e rinj të trupit e të mendjes, ku praktikohen seanca hipnoze dhe kurse meditimi, por edhe masazhe të reja me emra mistikë, siç është Samarpan, domethënia e të cilit në gjuhën e Balit, është: ‘e ofruar nga perënditë’.
I krijuar për të drejtpeshuar mendjen, trupin dhe shpirtin, është një mënyrë për të drejtuar njerëzit të ndjehen sërish, në mënyrë të këndshme, vetvetja. Për t’iu rikthyer një bukurie më të natyrshme, më pak artificiale nga ndërhyrjet kirurgjikale dhe për t’u dhënë vlerë edhe të metave dhe defekteve të vogla të natyrës. Për të qenë të bukura, mjafton të ndezësh buzëqeshjen e brendshme: kjo është filozofia e re e Beauty Farm-eve të sapokrijuar.
Kjo dukuri është në kulmin e vet tashmë: ka lindur për të një ligjërim kozmetik ad hoc, i përbërë nga ‘kremra që të ngrenë gjendjen shpirtërore’ dhe ‘lëndë për trajtimin e pasqyrës së shpirtit’. Markat më aktive në treg kanë ripërshtatur nomenklaturën e tyre me një regjistër më shpirtëror. Mjafton të mendohet për Kenzo Ki, linjën për fytyrën e trupin që lidhet me filozofinë aziatike të energjisë jetësore, që është në bazën e disa disiplinave më të lashta si agopunktura, artet marciale dhe meditimi.
Trajtimet e praktikuara në këto oaze relaksi, janë të rinj dhe krejtësisht ekskluzivë. Ja disa shembuj.
* Blue një seancë qetësuese mbi njëfarë shezlongu me teknologji shumë të lartë, që kombinon terapinë e ngjyrave, muzikoterapinë dhe masazhin, e gjitha kjo për të të çuar në gjendjen alpha të gjumit me qëllimin për të arritur një qetësim dhe relaks të thellë.
* Quhet Floating një pluskim pasiv që bëhet në një vaskë të ngrohur në 34 gradë, me një përqendrim të madh kripërash: një shërim me shumë efekt kundër stresit dhe alergjive të lëkurës. Mund të riparohet mplakja e lëkurës së fytyrës me një trajtim hipnoze, shiatsu dhe një mikropeeling të lehtë. Në fund, zbulohet edhe një herë shija dhe vlera e hamamit, me shtimin e avujve të kromit dhe muzikën në kabinat e avullit.
* Lindin linja të tëra produktesh për trupin dhe shpirtin, që i përmbahen kësaj ideje të re për bukurinë: Beyond Paradise e Estée Lauder është një produkt për trupin me esencë kulpre dredhëse dhe bimësh të tjera tropikale. Vaji Thekoa Relaxing Anti-stress i Lierac me bazë esencash bimore me efekt qetësues, mund të masazhohet drejt e në trup ose i hedhur në ujin e vaskës. Kremi për fytyrën Nirvanesque Enrichie për lëkurat e thata nga Nuxe, është me bazë kalmosensine, një peptid natyral që nxit prodhimin e endorfinave, të dobishme për shkëlqimin e lëkurës.
* Dhe në fund, për meditimin janë edhe tymrat e Erbolario-s: shkopinj të aromatizuar me parfum kanelle dhe gjethesh karafili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës