LAJMI I FUNDIT:

“Tepër, tepër vonë” – Mjeku amerikan thotë se pacientët para se të vdesin kërkojnë që të vaksinohen kundër COVID-19

“Tepër, tepër vonë” – Mjeku amerikan thotë se pacientët para se të vdesin kërkojnë që të vaksinohen kundër COVID-19

Ajo që qeveria amerikane po e quan “pandemia e të pavaksinuarve” po shfaqet në mënyra të dhimbshme pasi disa e kuptojnë tepër vonë se dëshirojnë të ishin vaksinuar, sidomos pas shfaqjes së variantit Delta.

Të paktën 99 për qind e atyre në SHBA që vdiqën nga coronavirusi në gjashtë muajt e fundit nuk ishin vaksinuar, ka thënë Dr Rochelle Walensky, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Të hënën, një mjek në një spital në Birmingham, Alabama, Brytney Cobia, tha se të gjithë, përveç një prej pacientëve të saj Covid në qendrën mjekësore Grandview nuk morën vaksinën, me atë që priste të shërohej plotësisht pasi kishte marrë oksigjen, raporton theguardian.


“Unë jam duke pranuar njerëz të rinj dhe të shëndetshëm në spital me infeksione shumë të rënda me COVID-19”, pohoi mjekja Brytney Cobia.

“Një nga gjërat e fundit që ata bëjnë para se të intubohen është se më luten t’i vaksinojë. Unë i mbaj dorën dhe u them se më vjen keq, por është tepër vonë”,shtoi ajo, duke iu referuar pacientëve që duhet të vihen në një aparat ventilator.

Zyrtarët e shëndetit publik të Alabama kohët e fundit raportuan se 96 për qind të njerëzve që kanë vdekur nga virusi që nga muaji prill nuk ishin vaksinuar plotësisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Kalo në kategori