Tentoi të udhëtoj me pasaportë në emër të dikujt tjetër, arrestohet një shtetase turke në Aeroportin e Prishtinës

Një grua (shtetase e Turqisë) është arrestuar pasi që e njëjta ka tentuar të udhëtoj me pasaporta në emër të personave të tjerë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në aeroportin “Adem Jashari”.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit dokumentet e falsifikuara janë sekuestruar.
“ANP-së Adem Jashari/ 05.03.2026 - 11:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetas e Turqisë, pasi që njëjta ka tentuar të udhëtoj me pasaporta në emër të personave të tjerë. Me vendim të prokurorit dokumentet e falsifikuara janë sekuestruar dhe e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/03/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































