LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit, stjuardesa amerikane godet në kokë pasagjerin me bokall të kafesë

Tentoi të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit, stjuardesa amerikane godet në kokë pasagjerin me bokall të kafesë

Aeroplani i aviokompanisë American Airlines është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Kansas City në Missouri gjatë vikendit të kaluar, kjo për shkak të një pasagjeri.

Aeroplani po udhëtonte nga Los Angeles në drejtim të Washingtonit, por bëri ulje emergjente në Kanasa City, pasi një pasagjer u krijonte probleme, transmeton Telegrafi.

Fjala është për një burrë 50-vjeç, i cili akuzohet për sulm ndaj stjuardesave dhe pengim detyre të ekuipazhit të aeroplanit.


Ekuipazhit pasagjeri i tha se “njerëzit po tentojnë ta lëndojnë dhe se e kishin përcjell kur ishte futur në aeroplan”. Madje ka shtuar se ka dëgjuar përmes telefonit sesi “persona të caktuar po lëndojnë familjen e tij”.

E kur u pyet sesi dukeshin ata, ai bëri me gisht në drejtim të personit që ishte ulur pranë tij – duke pretenduar se edhe një tjetër ka thikë me vete.

Stjuardesa menjëherë i mori telefonin burrit, pasi mësoi se po tentonte t’i telefononte policisë, por telefonata nuk u realizua. E disa minuta pasi u ul, kërkoi nga ekuipazhi një gotë me ujë dhe më pas ishte futur në kabinën – duke i thënë ekuipazhit se nuk po fluturojnë dhe se kinse ata po e gënjejnë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, stjuardesa vendosi një karrocë për të krijuar një distancë mes vetes dhe pasagjerit problematik. Më pas ai mori nga karroca setin thikë, lugë e pirun duke i shfrytëzuar si armë.

Madje mori një shishe shampanjë dhe tentoi ta thyej, filloi të godasë dhe shtyjë karrocën në drejtim të stjuardesës dhe tentoi të hap derën e aeroplanit.

Në atë moment stjuardesa mori bokallin e kafesë dhe e goditi pasagjerin dy herë në kokë, e pasagjerët e tjerë iu afruan për ta ndihmuar në “neutralizimin” e tij.

Njëri prej pasagjerëve ishte polic që u përkujdes më pas për pasagjerin problematik, e tjetri e goditi me grusht ku i treti e rrëzoi për dyshemeja.

Pasi aeroplani zbriti në tokë, policia dhe FBI-ja u futën brenda dhe arrestuan burrin. Sipas të dhënave të agjencisë federale të aviacionit, viti i kaluar ishte shumë i “dobët” kur bëhet fjalë për pasagjerët problematik, e janë shënuar 5.981 incidente nga 31 dhjetori. Madje 4.290 raste janë lidhur me bartjen e maskave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori