LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të fluturonte për në Australi, përfundoi në Kanada – kjo është historia komike e djaloshit nga Amsterdami

Tentoi të fluturonte për në Australi, përfundoi në Kanada – kjo është historia komike e djaloshit nga Amsterdami

Një student holandez mendonte se po shkonte për në Sidnej, Australi, për pushime. Por në vend të kësaj, ai kishte mbërritur në Kanada.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Milan Schipper,18-vjeç, nga Amsterdami në Holandë, donte të shkonte në Sidnei në Australi para fillimit të kolegjit, më vonë këtë vit.

Kjo pasi që Milani kishte rezervuar fluturimin e gabuar – për në Sidnei të Kanadasë – duke tentuar të bënte një rezervim për një çmim më të lirë.


Milani nuk arriti të kuptojë se çmimi më i ulët ishte sepse ajo ishte për një destinacion në një kontinent krejtësisht të ndryshëm. Pra, në vend të plazheve me diell dhe bare plot të Sidneit, Milani gjeti veten në Nova Scotia, në bregdetin e ftohtë në lindje të Kanadasë.

“Mendova se isha duke shkuar në Australi, por që doli pak më ndryshe”.

Duke folur për mediat kanadeze, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se kur arriti në Toronto ishte momenti kur ai e kishte kuptuar se mund të ketë bërë një gabim.

“Aeroplani ishte me të vërtetë i vogël. Mendova me vete, a është ky aeroplani që do të më dërgojë në Australi?”, ka rrëfyer ai.

Por ishte tepër vonë për tu kthyer prapa. Milani arriti atje. Ai gjithashtu ishte veshur në mënyrë të papërshtatshme për “kthetrat e të ftohtit” të Kanadasë.

Është e panevojshme të thuhet, djaloshi nuk qëndroi gjatë, dhe u kthye në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Fun
Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Interesante
Gabimi i punonjësit të zyrës i sjell amerikanes dy milionë dollarë në lotari

Gabimi i punonjësit të zyrës i sjell amerikanes dy milionë dollarë në lotari

Fun
Yllin e filmave për të rritur e ngatërrojnë me pilotin e aeroplanit Delta që u rrëzua në Toronto

Yllin e filmave për të rritur e ngatërrojnë me pilotin e aeroplanit Delta që u rrëzua në Toronto

Fun
Nëna ndërroi vendet me motrën e saj binjake dhe u përpoq të mashtronte vajzën e saj

Nëna ndërroi vendet me motrën e saj binjake dhe u përpoq të mashtronte vajzën e saj

Fun
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kalo në kategori