LAJMI I FUNDIT:

Tentoi ta vriste me armë, e reja puth të dashurin në mes të gjyqit: E fal sepse është i mirë

Tentoi ta vriste me armë, e reja puth të dashurin në mes të gjyqit: E fal sepse është i mirë

Gushtin e shkuar, një 28-vjeçar në Brazil tentoi të vriste me armë të dashurën e tij, ndërkohë që kjo e fundit zgjodhi ta përqafonte e puthte në sallën e gjyqit, duke u shprehur se e ka falur dhe se është gati ta rindërtojë marrëdhënien.

E gjitha ndodhi gushtin e vitit 2019, kur 25-vjeçarja Micheli Schlosser po debatonte me të dashurin e saj Lisandro Posselt në një dyqan akulloreje në Venacio Aires, një qytet në Rio Grande do Soul, Brazil.

Vajza e akuzoi atë për tradhti, për shkak të shumë mesazheve që kish’ zbuluar në celularin e tij me vajza. Përpos kësaj vajza e akuzoi Lisandro-n për dhunë seksuale, por reagimi i tij ishte i papritur.


I riu nisi të qëllonte çmendurisht me armë, duke u përpjekur të vriste vajzën. Më pas ai u arrestua dhe u vendos në paraburgim deri në ditën e gjykimit.

Të shtunën, më 1 shkurt, përgjatë gjyqit, diçka e paparashikueshme ka ndodhur. 28-vjeçari u dënua me 7 vjet burg, por pasi i kërkoi gjyqtarit t’i bashkohej burrit në mes të gjykatës, vajza e puthi plot pasion, nën habinë e rojeve të sigurimit, avokatëve dhe publikut të pranishëm në sallën e gjyqit .

“E fal, sepse ai është i mirë”. Vajza dëshironte të justifikonte gjestin e saj në një intervistë për Gazeta do Soul”.

“Unë e fala sepse e dua, ai tashmë ka filluar të paguajë për gabimin e tij. Kurrë nuk më kishte sulmuar më parë, ka qenë gjithmonë i mirë për mua dhe isha unë që e provokova . Nga të gjithë burrat që kam pasur, ai ka qenë një nga më korrekte dhe më i sjellshëm për mua. Nuk mund të ankohem për të, ai nuk është një person i keq ”.

Burri nuk do të përfundojë në burg, sepse sipas ligjit Brazilian, kushdo që nuk ka precedent të pastër kriminal dhe nuk është dënuar me më shumë se 8 vjet burgim, nuk duhet të vuajë dënimin në burg. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori