Tentoi ta puthte, Xuxi - Gresës: A e di sa herë e kam tradhtuar gruan time me femra si ti?
Vazhdojnë debatet e forta ndërmjet banorëve në Big Brother VIP Kosova 3.
Ka qenë së fundmi Naim Bunjaku - Xuxi që ka eskaluar në një veprim që ka dashur të bëjë me Gresë Gashin.
Ai e ka vënë në siklet aktoren pasi në një moment u afrua që ta puthte në buzë.

Kjo gjë e tronditi banoren, e cila reagoi ashpër ndaj këngëtarit për gjestin që tentoi ta bënte.
“A je normal. A e di që të sheh familja jote, si nuk të vjen turp”, ka thënë ndër tjerash konkurrentja.
Ai më pas i tha që nuk do e bënte kurrë një gjë të tillë, por që vetëm po e provokonte dhe se është puthur me të tjerët për gjëra kot.
Në një tjetër video, Xuxi i tha se e ka tradhtuar gruan me femra si Gresa, e që më pas e ndërroi deklaratën. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































