Një djalë i vogël nga Bashkiria e Rusisë ka arritur ta shpëtojë motrën e tij 7-vjeçe nga rrëmbyesi në mes të ditës, i cili tentoi ta rrëmbejë.

Tentim-rrëmbimi ka ndodhur në rrugët e qytetit Sterlitamak. Vajza dhe vëllai i saj po shkonin po ktheheshin nga shkolla, kur një burrë i panjohur me maskë në kokë filloi t’i ndjekë nga pas, transmeton Telegrafi.


Ai në një moment e kapi për dore vajzën dhe tentoi ta tërheq, por vëllai i saj i doli menjëherë në ndihmë dhe e largoi nga rrëmbyesi.

Nga frika se do ta shohin të rriturit, rrëmbyesi u largua me shpejtësi, kurse vogëlushja filloi të bërtasë nga dhimbjet që ia shkaktoi kur ia shtrëngoi dorën.

Nga ministria e Brendshme ruse është bërë e ditur se policia është vënë në kërkim të rrëmbyesit, për të cilin deri më tani nuk dihet as mosha e as identiteti. /Telegrafi/