LAJMI I FUNDIT:

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tomë Dedaj.

Seanca po shoqërohet edhe me disa tensione ndërmjet kryetares së trupit gjykues, Fatime Dermaku dhe avokatëve të të akuzuarve, transmeton Telegrafi.

Gjyqtarja Fatime Dermarku i shqiptoi sërish vërejtje Ndrecë Dodajt – avokatit të të akuzuarit Kushtrim Kokalla, për pengim të procesit.


“Nuk ka asnjë kërkesë, Kushtrim a i ke kuptuar të drejtat tua?”, tha gjyqtarja derisa deklaroi se avokati ka pasur kohë të mjaftueshme për konsultim me mbrojtësin e tij.

Gjyqtarja deklaroi se avokati edhe më herët ka pasur vërejtje në mënyrë gojore që të mos pengojë punën e gjykatës dhe të bindet ndaj urdhrave të trupit gjykues.

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Lexo po ashtu Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Avokati i Kokallës kërkoi që t’i mundësohet një konsultim me klientin e tij, pasi siç tha ai, i akuzuari nuk i ka kuptuar të drejtat e tij ligjore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori