LAJMI I FUNDIT:

Tension në Shkodër, protestuesit tentojnë rrëmbimin e ambulancës për të goditur policinë (Video)

Tension në Shkodër, protestuesit tentojnë rrëmbimin e ambulancës për të goditur policinë (Video)

Situatë e tensionuar paraqitet aktualisht në qytetin e Shkodrës ku pritet të nisë takimi elektoral i kryeministrit Edi Rama. Protestuesit e opozitës janë përplasur me forcat e policisë, duke kundërshtuar praninë e Ramës.

Lajm në përditësim…

Gazetarja Anila Hoxha raporton se policia ka përdorur edhe gazin lotsjellës, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve. Për momentin janë duke u hedhur gurë dhe sende të tjera drejt efektivëve.

Mbështetësit e opozitës vijojnë të qëndrojnë pranë sheshit ku do të mbahet mitingu elektoral i Partisë Socialiste. “Rama ik” është thirrja më e shpeshtë që dëgjohet nga protestuesit.

Edhe kryebashkiakja Voltana Ademi ka zbritur në shesh për t’ju bashkuar protestës së opozitës që kundërshton praninë e kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Ademi u shpreh pak minuta më parë se shkodranët nuk do të lejojë uzurpimin e qytetit nga një kriminel si Edi Rama. Menjëherë sapo Voltana Ademi është afruar pranë kordonit të policisë, ndaj saj u hodh gaz lotsjellës. PD e konsideroi veprimin e policisë ndaj kryebashkiakes si një akt të paprecedent.

Gjatë përplasjeve, një grup protestuesish kanë tentuar të rrëmbejnë një auto-ambulancë për të çarë kordonin e policisë. Ishte sërish ndërhyrja me gaz lotsjellës që bëri të mundur që kjo përpjekje të mos realizohej.

“Më 1 korrik ose do të jemi në burg politik si Bardh Spahia dhe shumë qytetarë të tjerë, ose do të jemi në emigrim masiv”, u shpreh Ademi në një deklaratë të dytë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori