Ekipi i ekspertëve të Bosnje-Hercegovinës ka kërkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që të rishqyrtohet akuza për krimet e Serbisë në këtë vend. Gjykata tani do të shqyrtojë dëshmitë dhe pas kësaj do të marrë vendim. Me 2007 është vendosur që Serbia mban përgjegjësi për shkeljen e Konventës për Gjenocidin, për shkak se nuk ka bërë asgjë për të evituar krimet dhe gjenocidin në Bosnjë-Hercegovinë, por është liruar nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë.
Të mbijetuarit e kësaj lufte mendojnë se mund ta dëshmojnë para Gjykatës Ndërkombëtare “atë që e dinë të gjithë, se Serbia ka qenë e përzier në gjenocid dhe ka kryer agresion ndaj Bosnjë-Hercegovinës”. Duke folur për faktet, bashkëbiseduesit e Deutsche Welle-s thonë se në B-H ka vepruar edhe aviacioni nga Serbia, ndërsa në luftime kanë marrë pjesë njësi nga Novi Sadi, Valeva, Uzhica e më pas edhe njësi nga Mali i Zi, në veçanti në rajonin e Podrinjës.
“Të gjithë e dinë se ish-prokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, në marrëveshje me autoritetet e atëhershme të Beogradit, ish-ministrin e Jashtëm Goran Svilanoviq dhe ish-presidentin Vojislav Koshtunica, ka fshehur, respektivisht ka vënë nën një lloj embargoje, transkriptimet e Këshillit Suprem të Mbrojtjes, ku dëshmohet përzierja e Serbisë në agresionin dhe gjenocidin e kryer në Bosnjë-Hercegovinë. Ka dhe dokumente që dëshmojë për përfshirjen e oficerëve nga Serbia në ushtrinë e Republikës Serpska, sepse ata kanë qenë në listën e rrogave që janë paguar nga Serbia. Në këtë listë ka qenë deri në vitin 2001 edhe Ratko Mlladiqi, i fajësuari kryesor së bashku me Radovan Karaxhiqin për gjenocid në Srebrenicë dhe shumë krime të tjera. Pas marrëveshjes së Del Pontes me autoritetet e Serbisë, këto dokumente janë menjanuar dhe ekipi i ekspertëve nga Bosnjë-Hercegovina nuk ka qasje tek ato. Revidimi i procesit është shumë me rëndësi, sepse këto dokumente nuk janë marrë parasysh në procesin e mëparshëm”, pohon Sinan Aliq.
Kërkesa e Bosnjë-Hercegovinës për revidimin e procesit ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi. Kryeministri Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se raportet e Serbisë me këtë vend fqinj janë në nivelin më të ultë në 25 vitet e fundit, pra që nga koha e luftës. Reagime shumë negative ka pasur edhe tek serbët në B-H. Por ka dhe ekspertë dhe politikanë që mendojnë se Vuçiqi po e keqpërdor këtë kërkesë për fushatën e tij elektorale në Serbi.
Analistët thonë se Serbia do të përgjigjet me masa diplomatike dhe politike kundër Bosnjës, në qoftë se vie deri te përsëritja e procesit. Por është shumë me rëndësi që të “ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon, sepse prishja e raporteve mes grupeve etnike në Bosnjë, mund të influencojë edhe raportet në Sanxhak dhe pjesë të tjera të Serbisë”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos