LAJMI I FUNDIT:

Tendencat që sollën të famshmet kur u shfaqën shtatzënë në tapetin e kuq

Tendencat që sollën të famshmet kur u shfaqën shtatzënë në tapetin e kuq

Viti që po lëmë pas solli një mori tendecash virale të modës: nga roza e Barbiecore deri te trendet absolute që u prezantuan në momentin që të famshmet shkelën tapetin e kuq si shtatzëna

E zeza e Rihannës me prerjen e tejdukshme në pjesën e barkut të rrumbullakosur apo protagonizmi absolut i Ciara-s me barkun e zbuluar me petëza floriri në premierën e filmit “The Color Purple” mbetet i paharrueshëm.


Këto, por edhe disa vajza të tjera të famshme zbuluan krahas barkut të rrumbullakosur edhe plot tendenca veshjesh si gra në pritjen e ëmbël.

Rihanna u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar në mars në Los Angeles dhe zgjodhi një fustan të zi, me pëlhurën e tejdukshme te pjesa e barkut.

Nicole Hocking shkeli në tapetin e kuq të Academy of Country Music Awards 2023 me një fustan me rripa kristalesh.

Serena Williams në Met Gala 2023 zbuloi shtatzëninë e dytë me një fustan të zbukuruar me diamante, mëngë të tejdukshme dhe perla në qafë.

Po kështu, në të njëjtin event, edhe Karlie Kloss zbuloi shtatzëninë, duke zgjedhur një fustan të zi me mëngë të gjata dhe shumë bizhuteri.

Caroline Jones mori pjesë në CMA Awards 2023 e veshur me një fustan me dizajnin e ngjashëm me një rrjetë peshku, me mëngë të gjata dhe temina. Ajo e kombinoi fustanin me taka të larta.

Jessie J u vesh tërësisht me të kuqe në Brit Awards 2023, duke zgjedhur një kostum i gjithi prej dantelle që zbulonte barkun e rrumbullakosur.