Temperaturat në fazën e portokalltë, Qeveria e Maqedonisë miraton këto ndryshime
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e shqyrtoi Informacionin nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me temperaturat e larta që pritet të arrijnë gjatë katër ditëve të ardhshme.
Shteti, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, pas marrjes së informacioneve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga nesër më 13 korrik do të përfshihet nga temperaturat e larta.
Për shkak të temperaturave të larta, Qeveria rekomandon lirimin nga puna të grupeve të rrezikuara, siç janë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet.
Po ashtu në çerdhe nuk duhet të ketë aktivitete fizike për fëmijët në hapësira të hapura nga ora 11:00 deri në ora 17:00, kurse njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale të ofrojnë ndihmë për të moshuarit e vetmuar dhe të pastrehët.
“Qeveria po ashtu vendosi që organet shtetërore dhe institucionet të respektojnë rekomandimet. Qeveria rekomandon që sektori privat të organizojë orarin e punës me qëllim që të mbrojë punëtorët nga dielli nga ora 11:00 deri në ora 17:00. Të gjitha subjektet juridike që kanë aktivitete në hapësira të hapura, të ndalojnë me aktivitet nga ora 11:00 deri në ora 17:00, posaçërisht për punëtorët e krahut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Masat do të jenë në fuqi nga 13 deri më 16 korrik, deri në vendimin tjetër./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit