Temperaturat e tokës në pjesë të mëdha të shtresave të akullit të Antarktidës janë rritur mesatarisht për 10 gradë Celsius mbi normale gjatë muajit të kaluar, në atë që është përshkruar si një valë të nxehti gati rekord.
Globi ka përjetuar 12 muaj ngrohtësi rekord, me temperatura që tejkalojnë vazhdimisht rritjen 1.5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale që është cilësuar si kufiri për të shmangur më të keqen e ndryshimeve klimatike.
Michael Dukes, drejtori i parashikimeve në MetDesk, tha se ndërsa temperaturat e larta ditore ishin befasuese, shumë më domethënëse ishte rritja mesatare gjatë muajit.
Bëhet e ditur se shkencëtarët kanë parashikuar prej kohësh se efektet më të rëndësishme të ndryshimeve klimatike antropogjene do të ishin në rajonet polare.
“Në Antarktidë përgjithësisht ajo lloj ngrohjeje në dimër dhe vazhdimi i saj në muajt e verës mund të çojë në shembjen e shtresave të akullit”, tha Dukes.
Zeke Hausfather, shkencëtar hulumtues në Berkeley Earth, tha se vala e të nxehtit të Antarktidës “ka qenë padyshim një nga nxitësit më të mëdhenj në rritjen e temperaturave globale në javët e fundit”, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
“Antarktida në tërësi është ngrohur së bashku me botën gjatë 50 viteve të fundit. Por është e sigurt të thuhet se pjesa më e madhe e rritjes në muajin e fundit u shkaktua nga vala e të nxehtit”, tha Hausfather.
Vala e të nxehtit është e dyta që godet rajonin në dy vitet e fundit, me e fundit, në mars të vitit 2022, që çoi në një rritje prej 39 gradë Celsius dhe shkaktoi rënien e një pjese të shtresës së akullit me madhësinë e Romës.
Temperaturat e rritura të Antarktidës pasojnë një El Nino veçanërisht të fortë, fenomenin klimatik që çon në ngrohje në mbarë botën dhe ka të ngjarë të jetë gjithashtu një efekt vonesë i kësaj, në kombinim me rritjen e përgjithshme të temperaturave të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Jamin Greenbaum, gjeofizikan në Institutin Scripps të Oqeanografisë të Universitetit të Kalifornisë, San Diego, tha se ai ishte “i shqetësuar për atë që e pret rajonin në vitet në vijim”.
“Shumica e ekspeditave të mia në terren kanë qenë në Antarktidën Lindore, ku kam parë shkrirje në rritje me kalimin e viteve”, tha Greenbaum.
“Edhe pse sigurisht jam i alarmuar, gjithashtu nuk jam i befasuar duke pasur parasysh që ky është fatkeqësisht një rezultat i pritshëm i ndryshimit klimatik”, shtoi ai.
Ndërkohë, Jonathan Overpeck, shkencëtar klimatik në Universitetin e Michiganit për Mjedisin dhe Qëndrueshmërinë, tha se vala e të nxehtit ishte një “shenjë se ndryshimi klimatik ka filluar të transformojë vërtet planetin”.
Edward Blanchard, shkencëtar atmosferik në Universitetin e Uashingtonit, tha se ky lajm është një ngjarje gati rekord.
“Ka të ngjarë që të kesh më pak akull deti dhe një Oqean Jugor më të ngrohtë rreth kontinentit të Antarktidës”, tha Blanchard.
Jonathan Wille, studiues i shkencave klimatike në ETH Zürich, një universitet kërkimor publik në Zürich, Zvicër, tha se vala e të nxehtit i atribuohet një “ngjarjeje të ngrohjes stratosferike jugore” në rajon.
Ndonëse “duket se ka valë të nxehta gjithnjë e më të shpeshta në kontinent”, Wille tha se ende nuk ishte e qartë se sa faktor ka qenë kriza klimatike në krijimin e kësaj ngjarje të veçantë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Zelensky thotë se shpreson të takohet me Trumpin të premten në SHBA

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe