LAJMI I FUNDIT:

Telenor largohet nga Hungaria, Serbia, Bullgaria dhe Malin e Zi

Telenor largohet nga Hungaria, Serbia, Bullgaria dhe Malin e Zi

Kompania e telekomunikacionit Telenor nga Norvegjia ka rënë dakord të shesë bizneset e saj në Evropën Qendrore dhe Lindore tek miliarderi Çek Petr Kellner për 2.8 miliardë euro.

Ky transaksione përfshin: Telenor Hungari, Telenor Serbi, Telenor Bullgari dhe Telenor Mali i Zi si dhe Telenor Common Operation.


Kompania ka 3500 punonjës dhe 9 milionw konsumatorë në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Vlera ishte më e ulët sesa pritej. Përpara shpalljes së kësaj marrëveshjeje, Telenor kishte aktivitet në 12 shtete ku tre janë në vendet Nordike, pesë në Azi dhe katër në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe së bashku numëronte 176 milionë abonentë.

Marrëveshja pritet të finalizohet në Qershor ndërsa bizneset e blera do të ruajnë brendin e Telenor deri në 2021. /CIO Albanian/Telegrafi/