Kryesuesja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri-Berisha, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti ka thënë se menaxhmenti dhe Bordi i kaluar i Telekomit kanë nënshkruar kontrata të pafavorshme për kompaninë.
Ajo ka treguar se shumica e kontratave kanë qenë me parapagim dhe që kërkon 2-3 vite paralajmërim për shkëputje të tyre.
“Menaxhmenti dhe Bordi i kaluar i Telekomit kanë nënshkruar kontrata, ku ne si Bord aktual i kemi konsideruara si të pafavorshme për kompaninë, qoftë për nga vlerat financiare apo mangësitë ligjore që janë brenda kontratave. Jemi duke e dakorduar një ekip të ekspertëve të cilët do ta shikojnë secilën kontratë dhe do të dalim me opinione se si do të shkëputen kontratat e tilla dhe si Telekomi do të dal nga këto obligime”, ka thënë ajo.
Shatri-Berisha ka treguar se kontrata të qirave kanë kosto të papërballueshme për Telekomin.
“Janë një sërë kontrata të qirave që ne i konsiderojmë se janë të pafavorshme për Telekomin. Problemi që kemi hasur në ndërprerjen e kontratave janë se kushtet në kontratë janë totalisht të pafavorshme, për shembull kontrata te Qafa kërkon që 2-3 vite më herët paralajmërim për shkëputje të kontratës. Shumica e kontratave të mëdha janë me parapagim që do të thotë mjetet janë dhënë, kostot janë të papërballueshme për Telekomin dhe kontratat e tilla e kanë sjellë kompaninë para falimentimit”, tregon Shatri-Berisha.
Ajo ka treguar se interesimi për pozitën e kryeshefit ekzekutiv ka qenë jashtëzakonisht i vogël për shkak të gjendjes për të cilën gjendet aktualisht Telekomi.
Shatri-Berisha ka thënë se heqja e roamingut me Shqipërinë do t’iu largon një barrë të madhe konsumatorëve.
“Heqja e roamingut me Shqipërinë patjetër se do t’iu largon një barrë të madhe konsumatorëve. Pastaj janë disa procedura teknike të cilat duhet zbatuar dhe ne shpresojmë që sa më parë që procedurat të hyjnë në funksion në mënyrë që të gjithë konsumatorët tonë të kenë tarifa më të lira kur të shkojnë në Shqipëri”, tregoi ajo.
Shatri-Berisha ka thënë se kompania është në një gjendje të vështirë dhe se duhet të merren masa për tejkalim të gjendjes.
“Gjendja financiare dhe operative në Telekomin e Kosovës nuk është e mirë, borxhet aktuale janë mbi 60 milionë euro, ndërsa humbjet deri në muajin maj kanë arritur deri në 7 milionë euro. Të hyrat vazhdojnë të kenë një trend pak a shumë të njëjtë por të cilat nuk po arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet mujore. Jemi në një situatë të vështirë, të cilat duhet të merren disa masa të domosdoshme për tejkalim të kësaj gjendje”, tha Shatri-Berisha.
Ajo tregoi se tashmë Bordi e ka dërguar në Qeveri strategjinë për tejkalimin e gjendjes në Telekom.
“Javën e kaluar kemi dërguar në qeveri një strategji për zbatimin e disa masave për të cilat ne i konsiderojmë të domosdoshme për tejkalim të situatës. Përveç masave të shkurtimeve financiare ka edhe masa të tjera të cilat janë të domosdoshme për tejkalimin e situatës”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Një e-mail i dërguar nga një punëtore te Jeff Bezos zbulon mangësitë e sistemit të pagave, Amazon fillon hetimin

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë