Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2021 në Superligën e Kosovës në futboll.

Viti 2021 ka qenë shumë i mirë për futbollin vendor, ku spikatën disa klube dhe futbollistë.

Telegrafi ka vendosur që vlerësojë më të mirët e vitit 2021 (vit kalendarik) në futbollin kosovar.

Për të katërtin vit radhazi, Telegrafi ndan çmimet për portierin, mbrojtësin, mesfushorin, sulmuesin, talentin, lojtarin dhe trajnerin e vitit.


Portieri i vitit – Enea Koliqi

Portieri i Gjilanit, Enea Koliqi, ka pasur një vit shumë të mirë me fanellën bardhëekuq.

Ai ishte i jashtëzakonshëm në shumë ndeshje, duke filluar nga pranvera, ku edhe pse Gjilani herët doli nga gara për titull dhe Kupë, Koliçi në çdo ndeshje ishte pothuajse më i miri.

Telegrafi Sportisti i vitit 2021 foto Ridvan Slivova 13

33 ndeshje në vit, ai pranoi 31 gola, ndërsa në 11 ndeshje nuk ka pranuar gol.

Nga Telegrafi ishte zgjedhur edhe në formacionin e stinorit vjeshtor të këtij viti, ku me pritjet e tij e mbajti Gjilanin në vendin e parë.

267230642 329260005866504 4857929863858095383 n


Mbrojtësi i vitit – Ardian Limani

Drita është një nga skuadrat me mbrojtjen më të fortë, pothuajse në çdo vit. Në këtë vit kalendarik ka spikatur mbrojtësi Ardian Limani.

Mes Superligën, Kupës së Kosovës dhe garave evropiane ai ka zhvilluar 39 ndeshje.

Telegrafi Sportisti i vitit 2021 foto Ridvan Slivova 18

Limani ka ndihmuar Dritën me katër gola dhe nëntë asistime.

Një ‘xhoker’ për  Ardian Limanin, pasi luan në krahë të djathtë, por edhe në qendër të mbrojtjes.

Ardian Limani 7


Mesfushori i vitit – Lorik Boshnjaku

Zemra e mesfushës së Prishtinës që e ktheu titullin pas tetë vitesh në kryeqytet.

Kapiteni i Prishtinës luajti plot 42 ndeshje brenda një vit më shumë se çdo lojtarë tjetër në përzgjedhjen tonë.

Telegrafi Sportisti i vitit 2021 foto Ridvan Slivova 17

Ai përveç shumë rikuperimeve të topave dhe dueleve të fituara, ka arritur të asistojë tri herë për bashkëlojtarët.

Boshnjaku ishte ndër më meritorët që Prishtina brenda vitit fitoi Superkupën e Kosovës (janar 2021 në Turqi ndaj Dritës) dhe titullin e kampionit. Ai kishte paraqitje shumë të mirë edhe në garat evropiane.

263476539 1200592753682935 6498741298376063792 n


Sulmuesi i vitit – Gerhard Progni

Sa u përket golave këtë vit duhet t’ia heqim kapelën sulmuesi anësor të Gjilanit, Gerhard Prognit.

Ai brenda këtij vitit shënoi 19 gola, më shumë se çdo kush tjetër, duke shtuar edhe tre asistime.

Telegrafi Sportisti i vitit 2021 foto Ridvan Slivova 10

Në këtë edicion ai padyshim është më miri, pasi që ka shënuar 12 gola dhe Gjilani është lider.

Telegrafi Sportisti i vitit 2021 foto Ridvan Slivova 42


Lojtari më i mirë U21 – Valmir Veliu

Talenti që ka shkëlqyer këtë sezon padyshim është sulmuesi anësor i Llapit, Valmir Veliu.

Këmbëshpejti ka zhvilluar plot 36 ndeshje brenda vitit 2021, me Llapin në kampionat, kupë dhe garat evropiane.

Telegrafi Sportisti i vitit 2021 foto Ridvan Slivova 22

Veliu gjatë këtij vitit ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 10 asistime për bashkëlojtarët.

Ai ndihmoi Llapin që të fitojë Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës.

Telegrafi Sportisti i vitit 2021 foto Ridvan Slivova 46


Futbollisti i vitit – Endrit Krasniqi

Lideri i Prishtinës, padyshim në suksesin e madh të këtij viti si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane ishte Endrit Krasniqi.

Me shumë ide në fushë e lojës, ai ndërton lojë, driblon shpesh dhe asiston shumë për bashkëlojtarët.

Telegrafi Sportisti i vitit 2021 foto Ridvan Slivova 9

Ai zhvilloi 39 ndeshje brenda vitit 2021, ku kontribuoi me 10 gola dhe 10 asistime.

Ishte vendimtar  në fitimin e titullit të kampionit, ndërsa paraqitje në garat evropiane në këtë sezon ishte e paparë për një lojtarë të Superligës deri më tani.

Ai shënoi 6 herë dhe asistoi një herë në fitoret e Prishtinës në Evropë, që i sollën klubit të ardhura të mëdha në arkat e tyre.

Telegrafi Sportisti i vitit 2021 foto Ridvan Slivova 37


Trajneri i vitit – Zekirja Ramadani

Trajneri që e solli titullin në Prishtinë pas tetë vitesh është Zekerija Ramadani.

Ai zhvilloi futboll të bukur dhe dominues, sidomos në paraverën që sapo lamë pas ku Prishtina nuk kishte kundërshtarë.

Telegrafi Sportisti i vitit 2021 foto Ridvan Slivova 15

E nisi me fitimin e Superkupës së Kosovës në janar në Turqi ndaj Dritës, për të vazhduar me suksese edhe në pranverë ku mposhti të gjithë për të fituar titullin e kampionit.

Zeka kishte edhe sukses edhe në Evropë ku e dërgoi Prishtinën deri në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Zekirija Ramadani 1


/Telegrafi/

telegrafi sport app