LAJMI I FUNDIT:

Telashet e furnizimit me NaCl, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka mungesa në sektorin publik

Telashet e furnizimit me NaCl, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka mungesa në sektorin publik

Barnatoret në sektorin privat, por edhe spitalet regjionale së fundmi janë përballur me mungesë të përfuzioneve si NaCl.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Shoqata e Distributoreve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës.

Sipas shoqatës, arsyeja kryesore për mungesën e këtyre produkteve është çmimi i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, i cili sipas tyre është shumë i ulët dhe nuk mbulon kostot reale të furnizuesve.


“Po, kemi informata për mungesë në sektorin privat të të gjitha përfuzioneve si NaCl, Glukozë dhe të tjera, të cilat për shkak të çmimeve tejet të ulëta të miratuara (nën çmimin furnizues) nga ana e komisionit për deklarimin e çmimeve pranë MSH, furnitorëve ju është pamundësuar furnizimi permanent dhe importi i këtyre produkteve”, ka thënë nga Shoqata për Telegrafin.

Në mediagjatë ditës së djeshme është raportuar se në Spitalin e Mitrovicës janë anuluar pesë operacione shkaku i mungesës së NaCl-së.

Mungesa të NaCl e Glukozës, Shoqata e Distributorëve: Çmimet e caktuara nga MSH po krijojnë probleme në furnizim të barnatoreve
Lexo po ashtu Mungesa të NaCl e Glukozës, Shoqata e Distributorëve: Çmimet e caktuara nga MSH po krijojnë probleme në furnizim të barnatoreve

Por, pavarësisht kësaj, Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se ka furnizuar të gjitha institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor me produktet NaCl 0.9% në përmasa prej 500 ml dhe 100 ml, në përputhje me planifikimet dhe kërkesat e rregullta të QKMF-ve në nivel vendi.

“Konsiderojmë se nuk ka mungesë të këtij produkti”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Ndërkohë, sa i përket tregut të lirë, MSh bën të ditur se ditëve në vijim do të publikohet lista zyrtare e çmimeve për produktet që deri tani nuk kanë pasur çmime të përcaktuara.

“Operatorët do të pajisen me banderola me çmime të produkteve”, thuhet më tej në përgjigjen e MSh-së.

Mungesat e NaCl dhe medikamenteve tjera në barnatoret private, MSh thotë se kjo vjen si rezultat i produkteve të cilat nuk kanë deklaruar çmimin brenda afatit të caktuar, e rrjedhimisht, ato nuk mund të qarkullojnë pa një çmim zyrtar.

“Ministria e Shëndetësisë, me vendim, ka hapur afatin për deklarimin e çmimeve të produkteve që nuk kanë pasur çmime, janë produkte të reja dhe për ndryshimin e çmimit për ato produkte për të cilat është përcaktuar çmimi”, kanë theksuar nga MSh për Telegrafin.

Sa i përket çështjes se disa depo furnizuese po ofrojnë barna me çmime të vjetra, të cilat nuk përputhen me listën e çmimeve të reja të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, kjo e fundit ka refuzuar të komentoi nëse ka pasur inspektime, duke thënë se inspektime janë kryer në barnatore.

“Lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale, e miratuar me Vendim nr. 208/XII/2024 të Ministrit të Shëndetësisë, ka hyrë në fuqi më datë 01.02.2025. Nga kjo datë, Inspektorati Farmaceutik ka filluar zbatimin e këtij Vendimi të Ministrit, ku deri me tani janë kryer rreth 500 inspektime në qarkullues farmaceutik me pakicë (barnatore). Gjatë këtyre inspektimeve, është vënë re se barnatoret kanë filluar të zbatojnë këtë vendim”, thuhet në përgjigjen e MSh.

Gjithashtu, Ministria ka shtuar se “AKPPM ka vendosur çmimet sipas Listës Zyrtare në banderolat e produkteve medicinale në importet e reja”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Lajme
Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Lajme
“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Lajme
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Siguri
Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Siguri
Murtezaj: Mbrojtja e vlerave të demokracisë, duhet të jetë më me rëndësi për LDK-në se rritja e votave

Murtezaj: Mbrojtja e vlerave të demokracisë, duhet të jetë më me rëndësi për LDK-në se rritja e votave

Politikë
Kalo në kategori