LAJMI I FUNDIT:

Teksa po fluturonte me aeroplan ‘mbi llavën e zjarrtë të tij’, turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan ‘mbi llavën e zjarrtë të tij’, turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Një turiste që fluturonte me aeroplanë mbi Islandë të enjten në mëngjes mori pamjen e rrallë pasi aeroplani i ofroi asaj mundësinë të shihte një pamje panoramike të përsosur të shpërthimit të vullkanit të fundit të vendit.

Duke postuar në X, Kayleigh, nga Bedfordi, ndau pamjet e saj mahnitëse të kraterit Sundhnúks në gadishullin Reykjanes që “gurgullonte” llavë të kuqe të nxehtë dhe magmë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze (IMO) aktiviteti vullkanik filloi në çarjen Sundhnukagigar jashtë fshatit Grindavik në orën 23:14 të së mërkurës në mbrëmje.


Kayleigh i tha MailOnline se si fluturimi i saj në mëngjes dëshmoi fillimin e pushimeve të saj dimërore, duke thënë se atmosfera në bord ishte ‘e pabesueshme’ pasi njerëzit kuptuan se çfarë po shihnin.

Ajo, e cila është ende në Islandë, thotë se ka pasur reagime të ndryshme në bord, me disa njerëz paksa nervozë nga ekspozimi “i zjarrit të Nënës Natyrë”.

“Më vinte shumë keq për të gjithë në anën e djathtë të aeroplanit, kështu që mbajta telefonin tim para dritares në mënyrë që ata të mund ta shihnin gjithashtu”.

Kayleigh bëri pamjet ndërsa aeroplani filloi të zbriste në Aeroportin Ndërkombëtar Keflavik të enjten në mëngjes, pasi u largua nga Aeroporti Luton rreth orës 9 të mëngjesit.

Vullkani shtrihet rreth 30 kilometra në jug-perëndim të Rejkjavikut, ku shpërthimi më i fundit përfundoi më 6 shtator.

Dhe ky do të jetë shpërthimi i dhjetë në tre vjet, tha zyra meteorologjike e vendit.

Qyteti i afërt i peshkimit Grindavik, shtëpia e gati 4,000 banorëve përpara një urdhri evakuimi në dhjetor të vitit të kaluar, mbetet kryesisht i shkretë për shkak të kërcënimit nga rrjedhat e lavës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori