Teknologjia e re me inteligjencë artificiale që mund të parashikojë cunamit brenda një sekonde
Japonia ishte goditur në vitin 2011 nga një cunami i fuqishëm që ia mori jetën 18.500 njerëzve, e prej asaj kohe ky vend i është dedikuar parandalimit të pasojave të ngjashme në të ardhmen.
Hulumtimet në laboratorin RIKEN Prediction Science Laboratory, përfshin mësimin e makinerisë me qëllim të parashikimit të saktë të ndikimit të një cunami në më pak se një sekondë, transmeton Telegrafi.
“Përparësia e metodës tonë është shpejtësia e parashikimit, që është kyçe për paralajmërim të hershëm. Modelet konvencionale për cunami japin parashikime pas 30 minutave, që është shumë vonë. Modeli ynë e kryen këtë shumë më shpejtë – pra në sekondë”, tha hulumtuesi Iyan Mulia.
Për t’u arritur kjo, në brigje është vendosur rrjeti më i madh i sensorëve në botë, që përcjell lëvizjen e fundit të oqeanit. Rreth 150 stacione e përbëjnë këtë rrjet dhe punojnë së bashku për të siguruar paralajmërim të hershëm për cunami.
Për të pasur efikasitet, të dhënat që mblidhen nga sensorët që varen larg përreth brigjeve, dërgojnë sinjale. Kjo zakonisht kërkon rreth 30 minuta me një kompjuter të zakonshëm, e me këtë metodë nevojitet shumë më pak kohë – që do të jetë mjaftueshëm për evakuim.
RIKEN që funksionon me inteligjencë artificiale, ka rëndësi të madhe për shpëtimin e jetëve sepse u jep njerëzve të paktën 30 minuta kohë të ikin para se të godet cunami.
Ekipi i RIKEN “ka veshur” sistemin me makineri që vihet në funksion nga 3 mijë kompjuterë që parashikojnë 480 skenarë të ndryshëm. Ky model do të mund të funksiononte në të gjitha katastrofat natyrore, ku koha është faktori kyç. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNetflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Flash në HTML5
Android më i pasigurti
Apple thuhet se po teston telefonat me portin USB-C
Studimi zbulon se butonat ‘dislike’ dhe ‘not interested’ në YouTube mezi funksionojnë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe