LAJMI I FUNDIT:

Teknologji e re: Gomat zbulojnë dhe frenojnë në rrugë të rrëshqitshme

Teknologji e re: Gomat zbulojnë dhe frenojnë në rrugë të rrëshqitshme

Në CES të këtij viti, Goodyear demonstroi teknologji inovative të gomave inteligjente që duhet të kontribuojë në sigurinë rrugore.

Në bashkëpunim me organizatën holandeze të kërkimit TNO, Goodyear ka zhvilluar goma me sensorë të integruar që mund të zbulojnë kushtet e rrëshqitshme dhe të rrezikshme të rrugës dhe të bashkëpunojnë me sistemet e avancuara të ndihmës në makina.


Kjo teknologji, e quajtur ndryshe SightLine, është projektuar për të përmirësuar sistemet automatike të frenimit emergjent (AEB).

Duke zbuluar pengesat në rrugë dhe kushtet e rrezikshme, sistemi mund të frenojë më herët, duke reduktuar rrezikun e një përplasjeje.

Goodyear thotë se kjo teknologji mundëson ndalimin më të sigurt të automjetit edhe në sipërfaqe të rrëshqitshme si rrugët e lagura nga shiu, me dëborë ose me akull, dhe se sistemi është efektiv me shpejtësi deri në 80 km/h.

Goodyear prezantoi këtë teknologji për herë të parë në vitin 2021, si një grup zgjidhjesh inovative që lejojnë gomat të monitorojnë presionin, të analizojnë nivelin e fërkimit midis gomës dhe rrugës dhe të zbulojnë konsumimin e gomave.

“Teknologjia është e disponueshme dhe është në të vërtetë vetëm një vazhdim i disa projekteve të tjera për të cilat kemi punuar prej disa vitesh. Suksesi do të ishte nëse prodhuesit e automjeteve vijnë tek ne dhe na kërkojnë t’i ndihmojmë ata të përmbushin rregulloret”, tha Chris Helsel, zëvendëspresident i inovacionit global dhe drejtor kryesor i teknologjisë së Goodyear.

Nuk dihet ende se kur do të jetë në dispozicion teknologjia. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Auto
Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Auto
Vetura ikonike e viteve të 80-ta, Renault 5 Turbo rikthehet si “bishë” elektrike në 2027

Vetura ikonike e viteve të 80-ta, Renault 5 Turbo rikthehet si “bishë” elektrike në 2027

Auto
Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Auto
Pavarësisht

Pavarësisht "mbështetjes së Trump", Tesla duket se nuk po sheh ditët më të mira të saj

Auto
GM “tërheq” 90,000 modele Cadillac dhe Chevy Camaro për çështje të transmisionit

GM “tërheq” 90,000 modele Cadillac dhe Chevy Camaro për çështje të transmisionit

Auto
Kalo në kategori