Kur jemi të shqetësuar për diçka ose kur jemi “kapur” në një gjendje shqetësimi, ankthi dhe mendimesh negative, truri ynë përqendrohet në të menduarit për problemin që na bëri në atë gjendje
Sa më shumë të mendojmë për burimin e problemit, aq më shumë duket se aftësia jonë për të gjetur zgjidhjen e duhur zvogëlohet, dhe në të njëjtën kohë zhvillojmë stres emocional që përkeqëson gjendjen e të menduarit në mënyrë racionale dhe të marrjes së vendimeve.
Teknika e njohur si 5-4-3-2-1 zgjidh këto probleme, shkruan “Lente”.
Falë kësaj metode, ju do të dilni fitimtarë nga çdo situatë. Strategjia e duhur është të zvogëlojmë shqetësimin në situata të tilla, duke shmangur mendimet që na ngarkojnë.
Meqenëse nuk është e mundur thjesht të “fikim” trurin, kjo lloj psikologjie e aplikuar synon të largojë vëmendjen tonë nga mendimet e vështira.
Fokusimi në mendime negative do të na ndihmojë të zvogëlojmë nivelin e trazirave emocionale, të rikthejmë aftësinë për të menduar në mënyrë më efektive dhe për të marrë vendime më të mira. Në atë mënyrë do të kishim një shans më të mirë për të gjetur zgjidhjen e duhur të problemit.
Me këtë teknikë të thjeshtë, stresi dhe shqetësimi zhduken, në mënyrë që truri ynë të bëhet më i relaksuar dhe të mund të gjejë zgjidhje për shumë probleme. Një mendje e lirë është hapi i parë drejt një suksesi të madh.
Kështu funksionon. Relaksohuni dhe mendoni me zë të lartë ose në mendjen tuaj për sa vijon:
5 – Renditni pesë objekte me ngjyra të ndryshme që janë në fushën tuaj të vizionit
Për shembull: perde jeshile, dysheme kafe, tavolinë e verdhë, filxhan kafeje të bardhë, derë e bardhë)
4 – Renditni katër ndjenja, njerëz ose gjëra që ju bëjnë të lumtur.
3 – Renditni tre tinguj
Për shembull: zhurma e makinës, zëri i kondicionimit të ajrit, zëri i frigoriferit.
2 – renditni dy aroma
Për shembull: parfumi i preferuar ose aroma e kafesë.
1 – Imagjinoni një shije
Për shembull: kur të hani çokollatën tuaj të preferuar, përqendrohuni në atë se si ajo shijon, si ndryshon strukturën dhe dendësinë.
Ky është një lloj meditimi që brenda pak minutash do të largojë ndikimin tuaj nga mendimet e këqija. Edhe pse në fillim mund të duket si një “lojë banale”, kjo teknikë me të vërtetë ka efekte pozitive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania