Nga: G.H.Hunter
Përktheu: Elvis Zaimi
Edhe pse shumica e kritikëve modernë do ta pranonin faktin se vargu i soneteve të Shekspirit (William Shakespeare) përshkohet gjithandej nga një shkëlqim poetik i dallueshëm si karakteristik shekspirian, cilësia e veçantë e këtij shkëlqimi mbetet e papërkufizuar. Ka mundësi të jetë kështu sepse mbi kritikën e soneteve janë hedhur më tepri hijet e spekulimeve mbi jetën e autorit.
Kritikët estetë kanë qenë të pakët, dhe këta e kanë kufizuar veten tek minutiae, duke shpërfillur apo vetëm thjesht dhe vetëm duke vënë në dukje me dënim reagimet e kolegëve të tyre të orientuar nga shpjegimet-biografike. Asnjë kritik nuk duket të jetë përpjekur të shpjegojë mënyrat që përdor Shekspiri për të bërë prezantimin e materialeve tradicionale, dhe duke mos u bërë kjo përpjekje, lexuesit i vihet përballë një reagim i kritikës, i cili është i mbizotëruar nga konsiderata të cilat lënë tek ai një përshtypje të thellë biografike për sonetet. As kategoritë e pranuara të lirikës ose narracionit, dhe as stilet në modë të vjershërimit të bashkëkohësve të tij – Petrarkiane, AntiPetrarkiane, Metafizike etj. – nuk mund të jenë shpjegimi për tërësinë e vargut të soneteve shekspiriane, si dhe të efektit të përqendruar “Shekspirian” që kanë sonetet XV, XVIII, XXX, CXXIX.
Nuk është ndoshta një rastësi se kritikët që i pranojnë këto kategori, janë ata që priren ta gjejnë në një drejtim të gabuar teknikën e soneteve të Shekspirit, duke filluar nga Keats, “me plot gjërat e thëna mprehtësisht, në mënyrë të paqëllimtë, me elegancë dhe stërhollim të përsosur – në intensitetin e përpunimit të mendimeve të thella”, deri tek John Croëe Ransom “Shekspiri nuk pati disiplinë universitare dhe u përvijua duke u zhvilluar poetikisht, si i papërmbajtshëm”.
Më duhet të sugjeroj këtu se qasja e cila i konsideron Sonetet si lirika, rrëfenja, ose ushtrime metafizike, është qasja që zhvillohet në drejtimin e gabuar. Kritikët që injorojnë qasjen biografike humbasin një të dhënë informative apo çelës të vlefshëm shpjegues mbi shmangien e teknikës shkspiriane – shmangie e cila e përdredh duke i dhënë të prerën dramatike teknikës Petrarkiane të vargjeve normale, përkrah drejtimi i shijeve karakteristike shekspiriane, si ajo e soneteve 121, 120, 109:
Kur të mos rrosh merr qortimin nga të jetuarit…
Oh, që netët tona të mjerimit, mund t’i kenë kujtuar…
Kurrë mos e beso, edhe pse tek mua sunduan dobësitë që i bëjnë rrethim çdo ndjenje dhe gjaku njerëzor…
Unë e pohoj, dhe jam gati ta mbroj e të hahem në debat për pikëpamjen se, kur Shekspiri shkruan në këtë mënyrë, ai nuk po e shpie në drejtimin e gabuar talentin e tij, duke e shndërruar vetveten në një liricist të elaboruar dhe piktoresk, në një Petrarkean të thartë dhe të dështuar, në një manqué metafizik, apo në një poet autobiografik të apasionuar, rrëfimet e të cilit kanë mbetur të përgjysmuara prej mendimeve vanitoze – Shekspiri është tek sonetet më së shumti ai që pritej të ishte – një dramaturg. Kjo shfaqet dukshëm në dy nga sonetet e Shekpirit, ato 86 dhe 89, të cilat edhe pse nuk hyjnë sipas meje ndër kryeveprat e tij, tingëllojnë me një ton tipik shekspirian.
Forca e këtyre poemave nuk qëndron në pasthirrmën lirike; vizioni që ato prezantojnë është individual, dhe deri në këtë pikë lirik, por në to lexuesi nuk është i përfshirë në imagjinacione vetmitare me domethënie universale (si në odat e Keats dhe Shelley), por në marrëdhënien e një zemre njerëzore me të tjerët. Duke ngritur një sistem tensionesh ndërmjet forcave të prezantuara si persona, Sonetet e Shekspirit e angazhojnë interesin e lexuesit në një mënyrë të ngjashme me interesin që të ngjall një vepër dramatike.
Soneti 89 prezantohet si të ishte një fragment i shkëputur nga një dramë dashurie, një pikturë në të cilën gjestet jo vetëm ndërtojnë një harmoni të pranishme, por nxisin dhe lënë të kuptojnë (me mjete të kursyera dhe të holla artistike, të cilat zbulojnë mjeshtërinë e dramaturgut) një sfond psikologjik, duke ngritur tek lexuesi hovin e një reagimi të fuqishëm, si ai që provokohet nga një histori dashurie.Në sonetin 86 numri i personazheve të përfshira është më i madh, por teknika është e njëjtë. Një gjendje emocionale tëhuajësimi është e shprehur tek ky sonet përmes modelit të figurave njerëzore, dhe si rezultat i përdorimit të mjeteve të tërthorta artistike për të karakterizuar personazhet, ne si lexues përfshihemi personalisht, dhe prej këtej përjetojmë impaktin dramatik.
Krahasimi me poetë të tjerë Elizabetianë, tregon gjithsesi, se Sonetet e Shekspirit janë jo vetëm sipërane në efektin e tyre dramatik tek lexuesi, por edhe për nga mënyra thuajse unike sesi e arrijnë këtë efektivitet. Disa prej tyre shfaqen si “komplote” të mira dramatike, në të cilat duket një skenë e organizuar, ku figurat e kontrastojnë me efektivitet dhe e mbartin më së miri ngarkesën emocionale me të cilën janë krijuar prej autorit. Këto skena janë në një distancë mesatare nga lexuesi, ato krijojnë efektin unik shekspirian të kontaktit me një mendje që vuan. Ne mësojmë se çdo të thotë të ndihesh si i dashuruar në këtë apo atë situatë, dhe figurat janë rregulluar në një mënyrë të atillë nga autori, që të ta rrisin menjëhershmërinë therëse të të kuptuarit që ne kemi për to – kështu pra që nëse e dashura është e re, i dashuri paraqitet si i vjetër, ose nëse i dashuri është i varfër e dashura duhet të jetë e lindur e pasur. Gjuha brilante e bën kontekstin e këtyre emocioneve kaq të gjallë, sa lexuesi krejt natyrshëm e plotëson nga imagjinata e tij një situatë të plotë dramatike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A janë të gjitha pikturat politike?

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Holivudi është po aq i frikësuar nga bota - sa ti dhe unë!

GJUHA SHQYPE

Mesazhet e fshehura në nudot femërore të shekullit XVI

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës